Sot mbushen plot 105 vjet nga vdekja e Ismail Qemalit, atit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe kryeministrit të parë të shtetit shqiptar. Vdekja e Ismail Qemalit u përkujtua sot në Vlorë, vendi ku më 28 Nëntor të vitit 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga patriotët e drejtuar nga Ismail Qemali.
Aktiviteti u zhvillua nga Bashkia e Vlorës, teksa kurora me lule u vendosën ne varrin e Ismail Qemalit. Te pranishëm ishin edhe deputetë të Vlorës dhe drejtuesi politik Blendi Klosi.
Ne fjalën e tij kryetari i bashkisë Ermal Dredha ka vlerësuar lart figurën e Ismail Qemalit, atë çfarë ai themeloi shtetin e parë shqiptar, ndërsa theksoi se sot duhet që të gjithë të jemi bashkë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)