Në fjalën e tij Thaçi ka risjellë në vëmendje luftën e Kosovës, ku ndër të tjera theksoi se pa Shqipërinë, Kosova nuk do të ishte sot një shtet i lirë dhe sovran. Gjithashtu Thaçi u shpreh se sot Shqipëria dhe Kosova janë një komb me dy shtete sovrane, dhe me një qëllim të përbashkët që është anëtarësimi i plotë në BE. “Sot festojmë së bashku në Vlorë, duke përcjellë mesazhe të qarta për paqe dhe stabilitet të rajonit”- tha presidenti i Kosvës, Hashim Thaçi.
Duke folur për të ardhmen e dy vendeve, kreu i shtetit të Kosovës theksoi se e ardhmja e përbashkët është ajo në BE. "Jemi një komb me dy shtete sovrane. Dy shtete që kanë një ëndërr, integrimin e plotë në institucionet euroatlantike. Dje, dy qeveritë tona mbajtën mbledhjen e përbashkët. Sot festojmë sëbashku në Vlorë. Dy shtete tona japin mesazhin e qartë se ne jemi të përkushtuar për paqen në rajon", tha Hashim Thaçi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com