Kryetari i PD, Lulzim Basha vizitoi mbrëmjen e kësaj të marte Shkodrën për të marrë pjesë në koncertin e organizuar me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë.

Mbrëmja në fjalë e mbajti kreun e partisë më të madhe të opozitës larg festimeve të Tiranës dhe pritjes së organizuar nga presidenti Meta në Pallatin e Brigadave.

Duke komentuar eventin ku mori pjesë në profilin e tij në Facebook, Basha është shprehur se kjo ishte një mbrëmje speciale për të.

“Në Shkodër shkoj gjithnjë me gëzim, por sonte në Festën e Flamurit gjithçka ishte speciale në qytetin tim shumë të dashur. Bashkia e Shkodrës, me elitën artistike shkodrane dhe bandën muzikore të qytetit organizoi një koncert të mrekullueshëm, të denjë për skenat prestigjioze europiane. Ishin 2 orët më speciale të 105-vjetorit të Ditës së Pavarësisë!”, është shprehur Basha. 

[gallery]24928[/gallery]

G.F. / Shqiptarja.com