105-vjetori i lindjes së sopranos Tefta Tashko Koço
Ministria e Kulturës përkujton sot 105- vjetorin e lindjes së sopranos dhe artises së madhe Tefta Tashko Koço, e cila gjatë karrierës së saj ka realizuar rreth 90 këngë nga të gjitha qytetet shqiptare, të cilat janë pjesë e trashëgimisë.
Ministria e Kulturës përkujton sot 105- vjetorin e lindjes së sopranos dhe artises së madhe Tefta Tashko Koço, e cila gjatë karrierës së saj ka realizuar rreth 90 këngë nga të gjitha qytetet shqiptare, të cilat janë pjesë e trashëgimisë.
"Përkujtojmë sot në 105-vjetorin e lindjes, një nga figurat më të rëndësishme të interpretimit vokal në Shqipëri, që me interpretimin e saj të bukur dhe autentik, gjatë karrierës së saj të shkurtër ngriti një talent të jashtëzakonshëm të ekzekutimit si në muzikën lirike qytetare, ashtu edhe në repertorin e pasur të muzikës klasike operistike", thuhet në faqen e Ministrisë së Kulturës.
"Krahas arieve lirike të autorëve të shquar botërorë si Mozart, Shubert, Verdi, Donixeti, Belini, Pucini, në turnetë e saj së bashku me pianisten Lola Gjoka, nëpër Shqipërinë e varfër, u kënduan edhe këngët popullore shqiptare si pjesë integrale e kulturës muzikore popullore shqiptare, dhe nga zëri i saj kemi trashëgim rreth 90 këngë nga të gjitha qytetet, 36 prej të cilave i regjistroi në Paris dhe Milano në pllaka gramafoni", theksohet në shkrim.
Tefta Tashko Koço jetoi në periudhën kur kënga lirike qytetare huazoi nga arti vokal i kultivuar, lehtësinë e nevojshme për të prodhuar linja melodike e frazime elegante, proces ky që krijoi gjininë në fjalë në vitet 1930 dhe që do të vazhdonte edhe më vonë falë përkushtimit dhe interesit të këngëtarëve si Tefta Tashko Koço, apo krijuesve të asaj epoke.
Tefta Tashko Koço
"Kroi i fshatit tonë", me muzikë të Kristo Konos dhe poezi të Lasgush Poradecit, apo "Kur më vjen burri nga stani", "Zare trëndafile", "Unë o ty moj të kam dasht , "Kenke nur i bukurisë" janë disa prej krijimeve popullore, nga të cilat Tefta me zërin e saj të rrallë simbolizoi një epokë, një shoqëri, një periudhë historike shqiptare, për të mbetur në përjetësi ikona e muzikës shqiptare.
Këngëtarja e shquar lirike, artistja e popullit Tefta Tashko Koço ka lindur në 2 nëntor të vitit 1910 në Faiyum, Egjipt. Në karrierën e saj sopranoja është shquar në interpretimin e këngës popullore qytetare mbarëshqiptare.
Tefta ishte vajza e patriotit të shquar shqiptar nga Frashëri i Përmetit, Thanas Tashkos i cili prej vitit 1910 qe vendosur familjarisht në Egjipt.
Artistja u nda nga jeta në 30 dhjetor të vitit 1947.
Sondazhi i ditës:
Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?
-
Të mirë
70.9%
-
Të keqe
17.6%
-
Nuk e di
11.4%
Vota total: 289
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Varka me vela mbytet në brigjet e Siçilisë, 1 e vdekur, 6 të zhdukur dhe 15 të mbijetuar! Shpëton për mrekulli foshnja njëvjeçare
19 Gusht, 12:08
-
Shkrimi i nga Sarajeva i 'Slobodna Bosna' jep dorëheqjen kryteari i bordit të RTK dhe 2 anëtarët! Boletini akuzon Adi Krastën: S'do të adresojë skandalin
19 Gusht, 12:05
-
Berat Buzhala: Dy fjalë për Adi Krastën, je kthyer në servil të qeverisë dhe pushtetit në Kosovë
19 Gusht, 11:52
-
I zëvendësoi djalin, babai i futbollistit shqiptar tenton të godasë me çadër trajnerin e Zyrihut në Zvicër
19 Gusht, 11:32
-
Arrestohet në Podgoricë një polak i dyshuar për mashtrime me kriptovaluta
19 Gusht, 11:32
-
92 km në det të Eva Buzos! Shoqëruesit tregojnë rrugëtimin dhe momentet e vështira nga San Focca tek 'Shkëmbi i Evës'! Është një përbindësh
19 Gusht, 11:21
-
Ndihmuan bosin e kartelit të kokainës Dritan Gjika, Ekuadori arreston sekretarin e Gjykatës dhe avokatin, në kërkim gjyqtari! Shqiptari, lidhje dhe me ish-presidentin
19 Gusht, 11:17
-
Aksident i rëndë në Korfuz, vdes shqiptarja! Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me shtyllën
19 Gusht, 11:16
-
Me 41 mijë euro të padeklaruara në çantë, 50-vjeçarja kapet duke kaluar në Kakavijë! Vihet në hetim
19 Gusht, 10:50
-
Vedat Muriqi zhvlerëson 'galaktikët', Reali i Madridi ndalet në ndeshjen debutuese në ishull (VIDEO)
19 Gusht, 10:50
-
Xhovana Nikolli nxjerr videon: Ja si më kërcënoi Nuredin Dumani
19 Gusht, 10:30
-
Eduard Zaloshnja: Vota e emigrantëve, shpresë për partitë e reja?
19 Gusht, 10:28