ELBESAN- Presidenti i Republikës Bujar Nishani i ka akorduar titullin “Nderi i Kombit” shkollës “Normale” në Elbasan me rastin e 105 vjetorit të krijimit të saj. Presidenti Nishani u shpreh se uniteti, bashkimi dhe qytetaria janë shprehje e Normales së Elbasanit.
“Ndihem thellësisht i lumtur kur ju shikoj së bashku normalistët, qytetarët, studentët, pedagogët, autoritetet vendore dhe të zgjedhurit në këtë përvjetor të shndritshëm, sepse pikërisht qytetaria, edukimi dhe ruajtja e vlerave më të mira ka qenë lajtmotivi edhe misioni i shenjtë i Normales, kësaj vatre të dashur të arsimit shqiptar. Themelimi 105 vjet më parë i shkollës së parë të mësuesisë në Shqipëri, të cilën të gjithë edhe në histori, por edhe sot e njohim me emrin ‘Normalja e Elbasanit’, është një prej ngjarjeve çelës, etapë e pashmangshme në kalendarin e zhvillimit historik dhe kulturor të popullit shqiptar.
Hapja e Shkollës Normale me të drejtë është cilësuar si një prej vendimeve më të rëndësishme të Kongresit të Elbasanit, i cili, bashkë me Kongresin e parë dhe të dytë të Manastirit, ishin dëshmi, para vetes dhe para botës, se kombi shqiptar po përgatitej për një periudhë të re historike në jetën e tij, për pavarësimin politik dhe shtetëror”, u shpreh Presidenti Bujar Nishani.
Më tej ai nënvizoi se ende historia e shkollës shqipe nuk është shkruar ashtu siç duhet, por e sigurt, tha ai, është se Normalja zë vend në këtë panteon dhe se roli i saj do të lartësohet më shumë.
Ceremonia e nderimit e organizua në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, titulli i nderit iu dorëzua rektorit të këtij universiteti, Prof Dr. Liman Varoshit.
Më pas në këtë aktivitet kanë përshëndetur kryetari i shoqatës Normalisti Rudolf Deliana, dhe studiues e profesorë të Universitetit Aleksandër Xhuvani duke sjellë një kujtesë kontributin e Universitetit të parë shqiptar.
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com