TIRANE- Më datë 18 shkurt Këshilli i Ministrave ka rritur në 1064 numrin e punonjësve me kontratë të përkohshme në administratën publike, thuajse sa dyfishi i një viti më parë. Përmes një vendimi, të publikuar në Fletoren Zyrtare, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar afatet e kontratave të përkohshme si dhe oraret e punës për 141 punonjësit që do të shpërndahen në disa institucione të qeverisjes qendrore.

Pjesa më e madhe e këtyre punonjësve i është akorduar ALUIZNI-t: 74 specialistë që do të punojnë për këtë institucion nga marsi deri në dhjetor, ndërkohë që 26 të tjerët do të jenë teknikë, për të njëjtën periudhë kohore. 34 punonjës do t’i shtohen Ministrisë së Kulturës, të shpërndarë në Galerinë Kombëtare të Arteve, në Muzeun Historik Kombëtar, në Parqet Arkeologjike në në të tjera institucione në varësi të saj.