107 vjet Polici e Shtetit/ Ademi: Të largohen të inkriminuarit. Papa: Meritojeni uniformën!

Në 107-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, në të gjithë vendin u mbajtën ceremoni në nderim të uniformave blu.

Gjatë fjalës së saj në ceremoninë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shkodrës, kryebashkiakja Voltana Ademi ka drejtuar gishtin drejt policisë duke kërkuar largimin e të inkriminuarve nga radhët e policisë. Ajo tha se vettingu në polici nuk po jep asnjë rezultat konkret, teksa shtoi se trajtimi financiar për Policinë e Shtetit duhet të rishikohet.

“Vijon të mbetet një proces i rëndësishëm dhe jetik që struktura e Policisë së Shtetit të jetë realisht jashtë çdo ndikimi që e lidh me të shkuarën e errët të vendit tonë. Edhe sot policia vijon të jetë përballë sfidave, pastrimi i radhëve të saj nga të inkriminuar nga bashkëpunëtorët e kriminelëve të rrugëve dhe atyre me kollare duhet të dalin një orë e më parë nga radhët e Policisë së Shtetit. Ata të ardhurit nga përkrahja politike t’i hapim radhën atyre që kanë vullnetin dhe dëshirën për të shërbyer. Prej muajsh flitet për vetting por nuk ka rezultate të prekshme. Dhe trajtimi financiar i policëve duhet të rishikohet”, tha Vlotana Ademi, Kryetarja e Bashkisë Shkodër.

Në aktivitetin e organizuar në Berat krahas përfaqësuesve të institucioneve kanë qenë dhe familjarë të policëve të rënë në krye të detyrës.

Në fjalën e tij, zv/drejtori i DVP Berat, Fatmir Hoxha foli për arritjet dhe standardet e larta dhe moderne që ka arritur Policia e Shtetit gjatë këtij viti.

“Puna e Policisë Shqiptarë aq sa e vështirë në luftën kundër krimit dhe drogës është kthyer në motiv. Në këtë përvjetor ju ftoj të përulemi me nderim para kolegëve që ndër vite kanë dhënë jetën e tyre, që u flijuan për të mos u harruar kurrë”, tha Fatmir Hoxha.

Edhe drejtoria vendore e policisë së Qarkut Elbasan përkujtoi 107 vjetorin e themelimit të institucionit më të rëndësishëm të garantimit të sigurisë. Në ceremoninë ku morën pjesë efektive nga të gjitha sektorët, drejtues institucionesh dhe familjarëve të efektivëve të rënë në krye të detyrës fjalën përshëndetëse e mbajti zv drejtori i policsë Albert Nushi

“Sot është ditë e veçantë, pasi u krijua policia. Ishte një domosdoshëri pasi një shoqëri ka nevojë për rregull dhe siguri që të jetë e shëndetshme”, tha Albert Nushi, nën drejtor i Policisë Elbasan.

Në Lushnje, asnjë përfaqësues nga pushteti vendor dhe prokurorive apo gjykatave nuk ishin të pranishëm në ceremoni. Pas himnit dhe ngritjës së flamurit kombëtar shefi i komisariatit të Lushnjes, Elton Papa, kërkoi nga efektivet që selili prej tyre ta meritojë uniformën që mban veshur.

“Ju përgëzoj dhe ju kërkoj që në vijim të vazhdojë përkushtimi më shumë. Unë do ju thoja që secili nga ne të shohë nga vetja dhe të thotë që këtë uniformë që mbaj a e meritoj vërtet. Kjo duhet të jetë motoja ë çdo ditë të punës tonë”, tha Elton Papa, Shefi i Komisariatit të Lushnjës.

Institucioni i Policisë së Shtetit u krijua më 13 janar të 1912.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ervin: 13/01/2020 18:01

    Po ti o PAPA lushnjes e meriton uniformen qe mban?? Se e di ter dunjaja se cpislleqe ke bere e ben akoma, si psh shet informacionet te taullau etj:....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg