10-vjeçari mbeti i lënduar nga tërmeti, dy futbollistët e Kombëtares e surpizojnë në spitalin e Traumës

10-vjeçari mbeti i lënduar nga tërmeti, dy futbollistët e Kombëtares e surpizojnë në spitalin e Traumës

Santi Vata, është vogëlushi 10-vjeçar, që mbeti i lënduar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe aktualisht është i shtruar në spitalin e traumës. Gjithashtu shtëpia e vogëlushit ka mbetur e dëmtuar dhe në këtë periudha momentet e lumtura kanë qenë të vogla. Për të bërë sadopak të lumtur vogëlushin që është një tifoz i madh i futbollit kanë menduar dy futbollistët e kombëtares Bekim Balaj dhe Odise Roshi, të cilët e kanë vizituar në spital.

Balaj dhe Roshi i kanë dhuruar tifozit të vogël një fanelë të kombëtares me emrin e vogëlushit me numrin 10, me firmat e tyre, si dhe një top. Dy djemtë e suksesshëm të kombëtares i kanë dhënë kurajo dhe forcë Santit dhe i kanë premtuar se do ta marrin në Air Albania Stadium në një nga ndeshjet e ardhshme të përfaqësueses sonë.

“Jemi përfshirë në mënyrë aktive që nga dita e parë si futbollistë të kombëtares, sëbashku edhe më shumë familjarë, miq por edhe kolegët tanë futbollistë të kombësive të ndryshme në klubet ku jemi angazhuar, që të ndihmojmë në këtë fatkeqsi,”- tha Bekim Balaj.

“Dëshira është për të ndihmuar sadopak njerëzit tanë në këtë moment të vështirë. Fëmijët janë më të rëndësishmit për ne. Jam i prekur sepse sot takuam Santin, këtë vogëlush-tifoz të zjarrtë të kombëtares. Do ndihesha shumë i lumtur nëse kemi mundur të sjellim sadopak kënaqësi e buzëqeshje te Santi,”- tha ndër të tjera Odise Roshi.

Ky takim vjen në vazhdën e disa festave dhe takimeve që Federata e Futbollit ka organizuar këtë fundvit me fëmijët e familjeve të prekura nga tërmeti, fillimisht në Kavajë e më pas në Pezë. FSHF anulloi tërësisht festimet tradicionale duke u solidarizuar me zonat e prekura nga tërmeti. Këto festa do të vijojnë edhe në institucione të tjera.

Ka nisur puna ndërkohë për evidentimin dhe rindërtimin e minimalisht tre shtëpive të rrënuara, një premtim ky i FSHF, që ka nisur edhe një fushatë ndërkombëtare ndihmash.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën