KORCW - Policia Kufitare e Kapshticës ka sekuestruar 11.4 kg kanabis e cila ishte fshehur në një makinë, shoferi i së cilës po tentonte të kalonte kufirin. Sipas policisë droga është gjetur në mjetin e Jurgen Meminit, 32 vjeç nga Korça, i cili ka refuzuar t’i bindet urdhrit për ndalim dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar edhe jetën e punonjësve të doganës. Policia ka gjetur mjetin e braktisur në fshatin Vishocicë të rrethit Devoll, ndërkohë që 32-vjeçari është shpallur në kërkim.
Njoftimi i plote i policise
Më datë 17.02.2016, në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, në dalje të Republikës së Shqipërisë, ky shtetas, pasi ka kryer kontrollin në vijën e dytë të automjetit të tij, tip “Mercedez-Benz” me targë AA009AU, me të cilin udhëtonte, ka kaluar në pikën e kontrollit me skaner. Nga proçedura e skanimit u dyshua se, brenda mjetit, mund të kishte lëndë narkotike.
Jurgen Memini, porsa ka parë se i është evidentuar lënda narkotike, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë, por është kthyer mprapa dhe është larguar me shpejtësi, së bashku me automjetin e tij, në drejtim të Bilishtit duke rrezikuar dhe jetën e punonjësve të Policisë Kufitare që kanë tentuar ta bllokojnë.
Menjëherë u angazhuan shërbimet e Policisë, si edhe u ngritën pika kontrolli, ne zonat ku dyshohej se ky shtetas bashkë me automjetin e tij, mund të fshihej. Nga veprimet e shpejta, shërbimet operacionale Kufitare, bënë të mundur gjetjen e automjetit, të këtij shtetasi në fshatin Vishocicë, të rrethit Devoll, ku ky i fundit e kishte braktisur.

Në vijim të punës, në lidhje me këtë rast, gjatë kontrollit që Policia ushtroi automjetit tip Benz me targë AA009 AU, rezultoi se në pjesën e serbatorit, u gjetën të fshehura si dhe u bllokuan me cilësinë e provës materiale :
11 (njëmbëdhjetë) pako me bimë të dyshuar narkotike Canabis Sattiva me peshë të përgjithshme 11 kg e 400 gr. Si edhe në automjet, u gjet dhe u sekuestrua edhe pasaporta biometrike, në emër të këtij shtetasi.

Nga ana e strukturave të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Korçë, si edhe Specialistëve të Seksionit kundër Narkotikëve, po punohet intensivisht, për kapjen e shtetasit të sipërpermendur, evidentimin e personave të tjerë të implikuar, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprat penale : “Trafikimi i narkotikëve “ mbetur në tentativë, si edhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet 283/a, 22 dhe 242 të Kodit Penal.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com