11 dhjetori/ Ish-dhjetoristi i ’90 Arben Demeti: Kur Sali Berisha u tha studentëve të grumbulluar të kthehen në mësim, i hoqën mikrofonin dhe e përzunë

Këta të rinj të ulur në këto karrige të improvizuara, tentojnë të na kthejnë në 11 dhjetorin e vitit ’90. Tre kryesorët, që drejtojnë takimin kanë veshur ‘petkat’ e Ramiz Alisë, Skënder Gjinushit dhe Lisien Bashkurtit, duke risjellë një copëz dialogu të takimit me studentët.

Janë nxënës të gjimnazit “Naim Frashri” që kanë ardhur këtë fillim jave nga Durrësi në hollin kryeministror. Me një interpretim disi ‘anemik’ e program të koklavitur po i bashkohen aktiviteteve të “Ditës së Rinisë”...

Janë të ftuarit, mes të cilëve, Nevila Nika, Romeo Gurakuqi, Neritan Ceka dhe Arben Demeti, që përpiqen ta rindërtojnë përmes rrëfimeve të tyre takimin e Alisë me studentët 33 vjet më parë, të paraprirë nga një sërë ngjarjesh të tjera ku të rinjtë me revoltën e tyre kërkonin mes të tjerave, pluralizmin politik.

“Përveç studentëve kishte edhe pedagogë, ku unë mund të përmend Gramoz Pashkon nga Fakulteti i Ekonomisë, që ishte një i spikatur. Në Akademinë e Arteve ishte Edi Rama. Në Fakultetin e Inxhinierisë isha unë, që për disa arsye isha bërë një figurë e njohur dhe e respektuar...”, shprehet ndër të tjera Arben Demeti, një nga ish-dhjetoristët protagonistë. 

Vetëm disa orë para takimit (11 dhjetor paradite), siç tregon ai, studentët ishin grumbulluar në sheshin “Demokracia”, ku disa prej pedagogëve që mbajtën fjalime, përfshirë Hamit Beqjan dhe Sali Berishën u kishin kërkuar të ktheheshin në auditorë, pa hequr dorë nga lëvizja.

“Ata folën shtruar, folën mirë. I përkrahën studentët, qëllimin e tyre, por në fund u kërkuan me mirëkuptim, e vazhdoni lëvizjen, por të kthehemi në mësim. Dhe, në momentin që Sali Berisha u tha (ndonëse butë) ‘shkoni në mësim’, Bledi Gonxhja i mori mikrfonin nga dora dhe e larguan”, tha më tej Demeti.

Studentët nuk hoqën dorë, derisa arritën tek takimi me ish-presidentin. Një delegacion që fillimisht u kërkua me 45 vetë, më pas me 30 ( pjesë e të cilit) studentë e pedagogë, do të shkonte me një autobuz në pritjen që ndonëse u tha se do mbahej në Pallat të Kongreseve, u organizua në Pallatin e Brigadave. Por, ngjarja e mëhershme, do të ndikonte që Berisha të mos pranohej në delegacion.

“Ata që u zgjodhën u mblodhën tek godina 15 tek salla e RTSH, në kat të parë dhe aty po diskutonin për dy orë, për të rakorduar mbi qëndrimet që do të mbaheshin. Në këtë moment vijnë nga jashtë edhe Sali Berisha edhe Gramoz Pashko për të hyrë brenda, por nuk i pranuan. Madje Arben Imami që po drejtonte mbledhjen bashkë me Azem Hajdarin i tha: Gramozi le të hyjë, Saliu të mos hyjë! Dhe nuk u pranua që të hynte brenda”, shprehet Demeti.

Lajmi i pluralizmit u transmetua edhe përmes televizionit, ndërkaq që studentët prisnin përfaqësinë e tyre në shesh. Arben Demeti tregon një copëz nga fjalimi i Berishës në atë rast.

“Pasi erdhëm nga andej, ishim shumë entuziast për shkak se u arrit pluralizmi politik, ne kishim caktuar Arben Imamin i cili foli dhe tha një fjalë të vogël përshëndetëse. Dhe, ndërkohë Sali Berisha kishte përgatitur një fjalim me shkrim, doli dhe mbajti dhe fjalimin. Natyrisht që në kuadrin e këtij entuziazmi u gjithëpranua, paçka në fjalim thuhej ndër të tjera ‘një falënderim i veçantë shkon për presidentin Ramiz Alia, i cili ka udhëheq proceset demokratike”, shprehet më tej Demeti.

Siç shpjegon historiania Nika, janë disa versione të zbardhura për këtë takim, ku mund ti besohet veç asaj që thuhet në audio.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Termeti: 11/12/2023 19:58

    Z.Demeti ! Pse nuk e permend edhe pedagogun Ilir Kaduku? Ai ka qene nga te paret e greves se urise se studenteve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?