Ndërsa kanë mbetur edhe 11 ditë nga shpallja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, në Gjykatën Speciale në Hagë, në Kosovë vijon numërimi mbrapsht.
Instalacioni gjigant “Ora e Pritjes”, i vendosur fillimisht në Bulevardin “Nënë Tereza” në Prishtinë nga platforma “Liria ka Emër”, tashmë është shtrirë edhe në qytete të tjera të Kosovës, duke shënuar ditët dhe orët që e ndajnë vendin nga momenti i shpalljes së vendimit.
Në Prizren, “Ora e Pritjes” është vendosur në sheshet “Shatërvan” dhe “Skënderbeu”, ndërsa në rrugë e sheshe janë vendosur flamuj me simbolin e UÇK-së.
E njëjta atmosferë është përcjellë edhe në mesin e mërgatës, ku instalacioni është vendosur në Dyseldorf të Gjermanisë.
Gjykata Speciale në Hagë pritet të shpallë aktgjykimin më 16 shtator 2026, në orën 10:00. Deri atëherë, ekranet e “Orës së Pritjes” do të vijojnë të numërojnë mbrapsht.
Platforma “Liria ka Emër” ka paralajmëruar edhe “Marshin për Liri”, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, nën moton “Kosova po pret”.









Komente
Komento