Tensionet në veri të Kosovës, hidhet mjet shpërthyes afër makinës së policisë! EULEX: Po qarkullojnë individë me armë dhe të maskuar

Një mjet shpërthyes është hedhur në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut. Mediat në Kosovë raportojnë se shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm dhe se në momentin e shpërthimit prezent kanë qenë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Policia thotë se njësitet patrulluese policore kanë raportuar se 2 shpërthime kanë ndodhur rreth orës 20:45 dhe 21:20 në Lagjen e Boshnjakëve dhe te Tre Rrokaqiejt.

Teksa janë bërë 11 ditë nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës, Petar Petkoviç reagoi ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti duke thënë se çdo veprim do të nxiste përshkallëzimin. Petkoviç, politikani serb i cili aktualisht është drejtor i 'Zyrës për Kosovë dhe Metohi' shkroi se tentativat për heqje të barrikadave do të konsideroheshin si përgjigje ndaj dhunës.

“Do të ishte mirë që Kurti të koordinohej me vetveten dhe menjëherë ta lirojë Dejan Pantic, që të tërheqë policët special të armatosur me armë të gjata nga Veriu i Kosovës e Metohisë që s’mund të jenë prezent atje, si dhe të heqë listat e përndjekjeve e arrestimeve të serbëve, dhe gjithsesi të përmbushë obligimin dhe të themelojë Asociacionin e Komunave Serbe. Kurti mos ta mendojë që me dhunë t’i heqë barrikadat, pasi ato janë së pari si përgjigje ndaj dhunës, e çdo veprim i ri i dhunshëm nga ana e Kurtit do të rrezikonte nxitjen e eskalimit që nuk do të mund ta kontrollojë”, tha Petkoviç.

Kjo deklaratë erdhi pasi kryeministri Albin Kurti deklaroi se barrikadat në veri nuk mund të tolerohen për një kohë të gjatë. Tensionet kanë nisur prej datës 10 dhjetor në veri të Kosovës. Por pasditen e së dielës pati protestues nga Serbia që u mblodhën pranë kufirit me Kosovë, më konkretisht afër pikës kufitare në Jarinjë, nën pretendimet se duan “të zhbllokojnë kalimin për serbët”. Ata dogjën pankarta, shanë misionin e KFOR-it, ndërsa dëgjoheshin edhe shpërthime e madje tentuan edhe ta kalojnë kufirin.

Në koordinim me KFOR-in, Njësia e Formuar Policore e EULEX-it dhe Njësia Rezervë e Policisë vazhdon patrullimet e saj në terren në veri të Kosovës, duke përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën e veriut dhe Zveçan. Misioni EULEX ka bërë të ditur se gjendja e sigurisë në veri të Kosovës është shqetësuese dhe e tensionuar.

“Gjatë patrullimeve tona në terren, jemi dëshmitarë të një pranie shqetësuese të të armatosurve, shpesh nga individë dhe grupe të maskuara, në veri të Kosovës. Kjo është e papranueshme. Jemi dëshmitarë të vendosjes së barrikadave shtesë, të cilat duhet të hiqen menjëherë'- thuhet në përgjigjen e EULEX-it për Kosova Press.

Forcat paqeruajtëse të NATO-s shtuan prezencën në veri të Kosovës. Por jo vetëm vazhdimi i bllokadës në rrugët kryesore të organizuar nga serbët lokalë është arsye për këtë. Shtimi i konsiderueshëm i trupave të KFOR-it u bë pasi grupe nga Serbia organizuan një protestë në anën serbe të kufirit me Kosovën në Jarinje dhe u përpoqën të hynin në Kosovë, por u ndaluan me dhunë nga policia e Serbisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:36
Kryeministrja e Serbisë: As 'babagjyshi' s’mund të kalojë mbi barrikada

1652109935_AnaBrnabic.jpg

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rhode, i cili në një intervistë për KTV të hënën, tha se barrikadat e ngritura nga serbët lokalë duhet të hiqen para festës së Krishtlindjeve.

Brnabiç, përmes një serë postimesh në rrjetin social Twitter, ka deklaruar se barrikadat jo vetëm që s’do të hiqen, por as “babagjyshi” këtë herë s’mund të kalojë mbi to.

“Unë mendoj se ju duhet të shqetësoheni nëse babagjyshi mund të kalojë këtej…”, shkroi Brnabiç.

Ndërkaq, sipas vlerësimit të saj, deklarata e diplomatit gjerman paraqet “kërcënim” ndaj qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë.

“Nëse nuk jeni interpretuar gabimisht, ose keni pasur një goditje të vogël para intervistës, ato janë thellësisht shqetësuese pasi po kërcënoni në mënyrë eksplicite njerëzit tanë – dhe kjo nuk është e pranueshme”.

Numri një i qeverisë serbe, zgjodhi ta sfidonte amabasadorin Rhode duke i kërkuar sqarim se për cilat Krishtlindje e ka pasur fjalën – Krishtlindjet katolike të cilat festohen më 25 dhjetor, apo ato ortodokse që festohen me 7 janar.

“Barrikadat do ta pengojnë babagjyshin të vijë në Kosovë”, shtoi ajo.

Ora 22:18
Dy shpërthime në Mitorvicë të Veriut, reagon policia e Kosovës

Në Mitrovicë të Veriut mbrëmjen e 20 dhjetorit kanë ndodhur dy shpërthime, që dyshohet të jenë shkaktuar nga hedhja e shok bombave.

Sipas Policisë, njësitet patrulluese policore kanë raportuar se shpërthimet kanë ndodhur rreth orës 20:45 dhe 21:20 në Lagjen e Boshnjakëve dhe te Tre Rrokaqiejt.

“Bazuar në informacionet e deritanishme nuk është raportuar për ndonjë lëndim apo dëm material”, thanë për Radion Evropa e Lirë nga zyra për informim e Policisë së Kosovës.

Ora 21:55
Hidhet mjet shpërthyes afër makinës së policisë në veri të Kosovës

Pak minuta më parë është hedhur një mjet shpërthyes në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.

Sipas TV1, shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm teksa u tha se në momentin e shpërthimit prezent kanë qenë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, përveç ekipit të këtij televizioni. Megjithatë, për fat të mirë nuk është lënduar askush.

“Shpërthimi ishte i fortë. Nuk kemi arritur të shohim ata që e gjuajtën, por në momentin e shpërthimit ishin afër edhe Policia. Nga ajo çka mund të shihnin ata ishin diku 5-6 persona të organizuar të cilët e hodhën mjetin e fortë shpërthyes”, tha gazetari që ishte prezent aty, bashkë me ekipin e atij televizioni.

Ora 21:01
Shpërthimet në veri, EULEX: Po qarkullojnë individë me armë dhe të maskuar

1671555735_iolj.png

Në koordinim me KFOR-in, Njësia e Formuar Policore e EULEX-it dhe Njësia Rezervë e Policisë vazhdon patrullimet e saj në terren në veri të Kosovës, duke përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën e veriut dhe Zveçan. Misioni EULEX ka bërë të ditur se gjendja e sigurisë në veri të Kosovës është shqetësuese dhe e tensionuar.

“Gjatë patrullimeve tona në terren, jemi dëshmitarë të një pranie shqetësuese të të armatosurve, shpesh nga individë dhe grupe të maskuara, në veri të Kosovës. Kjo është e papranueshme. Jemi dëshmitarë të vendosjes së barrikadave shtesë, të cilat duhet të hiqen menjëherë. Ato janë të paligjshme dhe pengojnë lirinë e lëvizjes. Krahas këtyre shqetësimeve, edhe kriminaliteti në veri të Kosovës është shqetësues. Vakumi i sigurisë i krijuar pas dorëheqjes së policëve serbë të Kosovës mund të shfrytëzohet nga grupet kriminale. I takon agjencive të zbatimit të ligjit ta parandalojnë këtë”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it për KP.

Në kuadër të mandatit dhe kapaciteteve të tij, EULEX-i është përkrahës i masave të tilla parandaluese, por thotë se nuk mund ta zëvendësojnë Policinë e Kosovës, e cila është reaguesi i parë i sigurisë.

“Ajo që tani është e rëndësishme është që situata të de-eskalohet menjëherë, të rivendoset qetësia dhe të përmbahen nga veprimet më provokuese. Kjo është para së gjithash për të mirën e popullatës lokale, mbrojtja dhe siguria e së cilës janë në rrezik për shkak të situatës aktuale”, thekson EULEX-i.

EUELX thotë se kanë detyra dhe mandate të ndryshme në raport me KFOR-in.

“Duke pasur parasysh situatën e paqëndrueshme të sigurisë në veri të Kosovës dhe vendosjen e barrikadave shtesë, Misioni rregullisht e përshtat qëndrimin e tij për të pasqyruar situatën në terren. Nëse kushtet lejojnë përdorimin e sigurt të rrugëve alternative, patrullat tona përpiqen të arrijnë në disa lokacione në veri të Kosovës, duke përfshirë edhe stacionet policore. Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit dhe rrugëve, kjo nuk është gjithmonë e mundur”, ka bërë të ditur EULEX.

Ora 20:45
Serbia përpjekje për të bllokuar procesin e integrimit të Kosovës, Kurti: Po shkel marrëveshjen e vitit 2013 (Thaçi-Daçiç)

1671174769_fsdzfds.JPG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me përpjekjet e Serbisë për të bllokuar integrimin drejt Bashkimit Europian. Ai tha se kjo është e ndaluar dhe se me këtë akt Serbia po e shkel marrëveshjen e vitit 2013 (Thaçi - Vuçiç), të arritur në Bruksel.

“Presidenti dhe Qeveria e Serbisë, mbetën të vetmuar në kundërshtimin e aplikimit zyrtar të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE. Duke i dërguar letra shteteve anëtare të BE-së, që t’i nxisin për të kundërshtuar aplikimin tonë për anëtarësim në BE, Vučić-i po e shkel hapur dhe egërsisht marrëveshjen e tij të dashur të vitit 2013 (Marrëveshja Thaçi-Daçiq, 19 prill 2013) e cila në pikën 14 parashihte heqjen dorë nga kundërshtimi dhe pengimi i anëtarësimit të Kosovës në BE. Për mua e vetmja pikë me vlerë në atë marrëveshje është pika 14, sepse vetëm ajo siguron të ardhme demokratike, liberale e paqedashëse për të dyja shtetet në BE. Pikërisht për shkak të përmbajtjes së tillë, Serbia po e shkel kaq hapur një obligim të tillë”-tha Kurti.

Ora 20:14
Sveçla akuzon kryetarin e Listës Serbe: Po mbështet bandat e armatosura, nuk ka kompromis me krimin!

1671563832_page.jpg

Përmes një postimi në facebook, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka akuzuar kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç, se së bashku me “bandat kriminale e të armatosura” po mirëmban barrikadat.

Ai gjithashtu i është kundërpërgjigjur deklaratës së bërë nga Rakiçi më herët, i cili akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po bën thirrje “për vrasjen” e serbëve që gjenden në barrikada.

“E vetmja gjuhë që ata njohin dhe trumbetojnë janë vrasjet, ndërsa e vetmja gjuhë që ne njohim është stabiliteti, rendi dhe ligji, ndaj të gjithëve dhe pa dallim”, tha Sveçla

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi për Guardian se i kanë dhënë kohë trupave të KFOR-it për të larguar barrikadat, por shtoi se barrikadat nuk do të lejohen që të qëndrojnë për një kohë të gjatë. Kujtojmë që KFOR kërkoi kohë dhe tha se është në gatishmërinë për të ruajtur stabilitetin dhe paqen, gjithashtu u bëri thirrje trupave kosovarë që mos provokohen.

“Shqetësimi ynë është se heqja e këtyre barrikadave nuk përjashton mundësinë e viktimave. Prandaj, ne duam që të jemi shumë të kujdesshëm që të sigurohemi që të mos ketë destabilizim dhe do të ketë paqe dhe siguri”, tha Kurti.

Por, Rakiç e interpretoi këtë deklarim si “sugjerim për vrasjen e serbëve”.

“Deklarata e fundit e Albin Kurtit ka kaluar çdo masë. Kurti haptazi ka sugjeruar vrasjen e serbëve në barrikada, sepse sipas tij, barrikadat nuk mund të hiqen ndryshe”, tha Rakiç.

Sveçla tha se autoritetet po bëjnë përpjekje maksimale me partnerët për heqjen e barrikadave “pa asnjë dëmtim të mundshëm”,  ndërkohë Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, po i armatos bandat brenda barrikadave

Ora 18:03
Tensionet në veri, Kurti për ‘The Guradian’: Heqja e barrikadave mund të shkaktojë viktima, por ne s’do ta lejojmë shkeljen e ligjit të Kosovës

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për ‘The Guradian’ lidhur me tensionet në veri. Prej 11 ditësh, serbët kanë vendosur barrikadat dhe veriu ende nuk është liruar, por Kurti thotë se heqja e tyre mund të shkaktojë viktima. Kurti thekson se nuk do ta lejojnë shkeljen e ligjit të Kosovës dhe se kjo situatë duhet të përfundojë sa më shpejt.

“Shqetësimi ynë është se heqja e këtyre barrikadave nuk mund të përjashtojë viktimat,” tha ai. Dhe kjo është arsyeja pse ne duam të jemi sa më të kujdesshëm për t'u siguruar që nuk do të ketë destabilizim dhe do të ketë paqe dhe siguri relative. Megjithatë, ne nuk mund ta lejojmë përgjithmonë këtë shkelje të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë. Pra, po, kjo duhet të përfundojë, sa më shpejt aq më mirë. BE-SHBA të gjitha pajtohen që barrikadat duhet të hiqen. Por ata janë gjithashtu të shqetësuar se si kjo mund të përdoret dhe abuzohet nga Beogradi.

Mendoj se shqetësimi i partnerëve dhe miqve tanë perëndimorë janë lidhjet e Beogradit me Moskën. Nuk e dimë se si mund të vihen në funksion në rast të rritjes së tensioneve, drejt përshkallëzimit në veri.

Unë mendoj se shqetësimi i tyre kryesor është pikërisht ky: tani që Rusia u plagos rëndë në Ukrainë pas pushtimit dhe agresionit të saj, ata kanë interes për përhapje. Ata kanë interes të transferojnë përpjekjet e tyre luftënxitëse në Ballkan, ku kanë një klient që është në Beograd.”

Ora 15:43
KFOR nuk cakton asnjë datë për largimin e barrikadave në veri të Kosovës,Kurti: Kërkojnë ende kohë nga ne, mos u provokoni!

Në veri të Kosovës vazhdojnë të jenë ende nëntë barrikada, duke penguar kështu lirinë e lëvizjes dhe dhe për këtë  KFOR nuk ka ende një datë kur mund të largohen barrikadat duke kërkuar më tepër kohë në dispozicion. Kërkesën e KFOR e ka bërë publike si informacion kryeministri Albin Kurti.

“KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë prej neve, pra ne jemi në, koordinim, komunikim të rregullt të vazhdueshëm intensiv me KFOR-i dhe padyshim nuk do të mund të tolerohen shumë gjatë barrikada të tilla, por mos harroni ajo çfarë po bëjnë strukturat ilegale të Serbisë të shndërruara në banda kriminale tash së fundmi është fillimi i fazës së fundit të tyre. Shteti kurrë nuk ka qenë më në binarë”, tha Kurti.

Lidhur me heqjen e barrikadave, KFOR-in është pyetur nga mediat nëse do të  ndërmerret ndonjë veprim për heqjen e tyre gjatë këtyre ditëve dhe KFOR është përgjigjur se është gjatë gjithë kohës në monitorimin e situatës.

“KFOR-i ka aftësi të plotë, duke përfshirë personelin, për të ofruar një mjedis të sigurt dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet, kudo në Kosovë, nën mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. Që nga tetori, ne kemi përforcuar praninë, duke përfshirë edhe me trupa shtesë dhe shtim të patrullimeve në veri të Kosovës këtë javë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

KFOR është pyetur edhe për kërkesën e presidentit serb për vendosjen e 1000 trupave ushtarake dhe policore në Kosovë, por nuk i është përgjigjur konkretisht mediave vendase duke thënë se presin që të koordinohen të gjithë aktorët e shtetit dhe të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës.

“Ne presim që të gjithë aktorët të koordinohen ngushtë me KFOR-in dhe të përmbahen nga shfaqjet provokuese të forcës, për të garantuar sigurinë e të gjitha komuniteteve. Ne i nxisim të gjitha palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të mundësuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Barrikadat janë ngritur më 10 dhjetor në veri të Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç. Pantiç dyshohet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më herët gjatë muajit dhjetor.

Ora 14:20
Vuçiç pas takimit me Munsch: I kërkova NATO-s që të mbrojë serbët në Kosovë

1671542578_vucicc.JPG

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admiralin Stuart Munsch.

“Fola me admiralin Munsch. I kërkova NATO-s të mbrojë popullin tonë në Kosovë dhe e falënderova për mirëkuptimin e politikës së neutralitetit të Serbisë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Ora 14:16
A do e njohë Greqia Kosovën? Ministri i Jashtëm grek: Mbështesim dialogun Kosovë-Serbi

 

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias deklaruar se e mbështesin dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian duke shtuar se duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura deri tani.

Ndërsa ministri grek tha se e mbështesin dialogun Kosovë-Serbi dhe sipas tij duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura.

“Mbështesim diskutimin Prishtinë- Beograd për dialogun dhe marrëveshjet ligjërisht të obligueshme… Është e rëndësishme të zbatohet ajo që është arritur, ky ishte edhe mesazhi për Beogradin dje. Bashkimi Evropian është destinacioni përfundimtar për te gjithë Ballkanin Perëndimor, kjo duhet të jetë pika përfundimtare për të gjithë”, tha ai.

Pas takimit, diplomati grek u shpreh se Bashkimi Evropian duhet të jetë destinacioni përfundimtar për të gjithë në Ballkanin Perëndimor.

Ora 14:15
Barrikadat në veri të Kosovës, Komandanti i KFOR-it kërkon të mundësohet liria e lëvizjes

1671542140_ristuccia600x360.png

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Kosovë që të angazhohen në mënyrë konstruktive. Sipas tij, zgjidhja e situatës duhet të bëhet përmes dialogut.

“KFOR-i është duke monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës. KFOR-i ka kapacitet të plotë për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet, në gjithë territorin e Kosovës, sipas mandatit të tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999”, tha Ristuccia për N1.

Ai shton se KFOR-i ka forcuar praninë e tij që nga tetori, duke përfshirë ushtarët dhe patrullat shtesë të kësaj jave në veri të Kosovës.

“Ne presim që të gjithë të bashkëpunojnë ngushtë me KFOR-in dhe të përmbahen nga shprehjet provokuese të forcës, për të mundësuar lirinë e lëvizjes në Kosovë. KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Ftojmë të gjitha palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të mundësuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Zgjidhja duhet kërkuar përmes dialogut”, tha Ristuccia..

Ora 12:04
Admirali i NATO-s takohet me Vuçiç: Presim koordinim të ngushtë me KFOR-in

1671534300_vucuc.JPG

Në një intervistë për agjencinë serbe, Beta, komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admirali Stuart Munsch deklaroi se KFOR-i është duke e monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës. Ai shtoi se KFOR-i është "plotësisht i aftë dhe i gatshëm të sigurojë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet kudo në Kosovë, në përputhje me mandatin e bazuar në Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara të Këshillit të Sigurimit nga viti 1999”.

“Që nga tetori ne kemi shtuar praninë, ndër të tjera, duke shtuar forcat, si dhe patrullimet në veri të Kosovës këtë javë. Presim që të gjithë aktorët të jenë në koordinim të ngushtë me misionin e KFOR-it dhe të përmbahen nga demonstrimet provokuese të forcës, në mënyrë që të ruhet siguria e të gjitha komuniteteve", tha ai.

Munsch është takuar sot në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ora 10:36
Tensionet në veri/ Osmani bisedon me komandantin e KFOR-it për sigurinë në Kosovë

1671097387_osmani.GIF

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, për zhvillimet e fundit dhe gjendjen e sigurisë.

Megjithatë, më shumë detaje nga ky takim nuk janë bërë publike.

Takimi i Osmanit me komandantin e KFOR-it vjen në ditën e njëjtë kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është në koordinim me këtë mision të NATO-s në Kosovë për largimin e barrikadave, që janë vendosur nga disa serbë lokalë.

Ora 10:35
Admirali i NATO-s takon Vuçiçin në Beograd

1671528961_20221210194049art.jpg

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, do të presë sot në Beograd komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admiralin Stuart Musch.

Takimi, sipas presidencës serbe, do të mbahet nga ora 10:00.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është ende në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, por se "nuk do të lejohet që barrikadat në veri të qëndrojnë edhe shumë gjatë".

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 20/12/2022 08:55

    Deri dje, thonin qè barrikadat na i bènè serbèt e veriut,,,sot na kèrcènoka me dhunè "po qe se guxon ti heqè". Ah sikur tè ishin tè gjithè kèta shqiptarèt e mallkuar si Edi Vija? Hapeshe dhe mbylleshe ballkani dhe talleshe menderja sipas shijes qè na linte vija. Èshtè Albin Kurti atje. Ai nuk njeh as vija e as Doshè e Kodoshè pèr hajdutèri. Me tè, e ke besèn e shqiptarit gjallè. Me serbin, e di ai mirè se si "murèkuptohemi". Iku koha e pazareve nè kurriz tè territoreve.!!!

    Përgjigju
  • Folësi-Objektiv: 20/12/2022 08:37

    Kjo është shumë larg mendoj! Serbia frikëson Kurtin! Të gjitha këto po ndodhin në “fushën legjitime të Kurtit” e jo të qeverisë serbe! Nëse Kosova dëshiron të jetë "shtet i pavarur", duhet ta përdorë atë "zbatimin e ligjit" për të hequr këto barrikada pasi këto janë shkelje e ligjit në Kosovë!

    Përgjigju
  • Pjeter: 20/12/2022 08:31

    Keta sillen sikur jane akoma nen Millosheviçin!!Ja u dhane Kosoven e vise te tera te Shqiptareve si dhurate, dhe per 100 vjet me radhe nuk diten se si jetohet te gjithe bashke,i masakruan sistematikisht,i shperngulen i shpopulluan me terror pjese te atyre viseve,me syte e veshet e mbyllur te botes natyrisht,e sot,pretendojne te kene akoma nen dhunder shqiptaret pa ndryshuar asgje nga mentaliteti i tyre mesjetar.Keta ardhacake me istikte shtazore, injorojne komplet qe Shqiptaret,me nje mije te meta,naive per natyre,nuk jane aty prej mijera vitesh rastesisht,se askush nuk i zhduku,edhe pse pesuan nje mije te zeza,duhet te te beje te mendosh ndo pak,sado mentalitet primitiv te kesh!!!

    Përgjigju
  • Arbërori: 20/12/2022 08:11

    Hahahaha Shko e lutju vllaut Edvin shqipfolësit ndoshta mundet të ndihmon ose Papes së Vatikanit o fashist qetnik

    Përgjigju
    • Mami i Benit: 20/12/2022 11:34

      @Ben. Hiqe qimen e hallateve tè velladonit, qè tè ka mbetur varur nèn gjuhè sepse tè bèn thuthuq,,hè xhan. Nuk kalohet jeta duke thithur gjèra tè fishkura, tè talebanève me rrobdishanèr,,,o llullè.!!!

    • Ben: 20/12/2022 10:25

      tu ik lepiji bolet bidenit se po te mos jet usa serben ju shkelin prap mut

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen