Një jaht me 11 emigrantë shqiptarë që kishte si synim brigjet e Brianisë së Madhe është kapur nga policia në Holandë. Ndalimi i jahtit është bërë afër Amsterdamit.
 
Bashkë me 11 emigrantët shqiptarë në mjetin luksoz lundrus gjendeshin dhe 14 emigrantë nga Vietnami.
 
Sipas policisë holandeze, emigrantët do të paguanin nga 4 mijë paund (5500 euro) për kalimin në territorin e Britanisë së Madhe.
 
Policia ka arrestuar dy holandezë të moshës 25 dhe 26 të cilët do të akuzohen për trafik.
 
Ngjarja ka ndodhur dy javë më parë, ndërsa mediat britanike e kanë bërë publike sot lajmin.
 
Portet e Holandës dhe Belgjikës po përdorën nga trafikantët në një kohë kur siguria në Francë është rritur ndjeshëm pas dyndjes së emigrantëve në Calais.

Mjetet luksoze lundruese janë rruga më e thjeshtë për të mbërritru në ishullin britanik pasi shpesh ato nuk kontrollohen nga policia.
 
“Dikush pa shumë njerëz në jaht dhe lajmëroi. Sakonisht në këto mjete gjenden 4 deri në 6 persona”, shprehet drejtoi i marinës, Gerlof Funke Kuepper.
 
Jahti i kapur kishte një motor të fuqishëm dhe mund të mbërrinte në brigjet e Britanisë brenda 20 orësh.

Tabloidi britanik “Daily Mail”, shkruan se dikur emigrantët shkonin në Britaninë e Madhe përmes rrugës tokësore dhe hekurudha, ndërsa tani vijnë me jaht.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)