Mjegulla e dendur ka mbuluar pothuajse të gjithë Kukësin këtë të shtunë.
Fenomeni atmosferik është shtrirë deri në lartësinë 500 metra mbi nivelin e detit, duke krijuar një panoramë ku ndërtesat, rrugët dhe relievi i qytetit janë mbështjellë nga një perde e dendur mjegulle.
Prania e saj ka sjellë një vështirësi në lëvizjen e automjeteve, ndaj edhe shoferët rekomandohen të ecin me kujdes.









Komente
Komento