11 ide fantastike për të festuar Vitin e Ri në shtëpi

11 ide fantastike për të festuar Vitin e Ri në shtëpi

Foto ilustruese

Pavarësisht se 2020 po i vjen fundi, është shumë e rëndësishme të vazhdojmë të mbrohemi edhe në këto kohë festive. Kjo nënkupton se planet tuaja të Vitit të Ri duhet të përfshijnë qëndrimin në shtëpi, por kjo nuk do të thotë që planet tuaja duhet të jenë të mërzitshme! 

Ka kaq shumë mënyra argëtuese dhe krijuese për të mbyllur fundin e vitit 2020 në shtëpi. Ja disa prej tyre...

1. Vishuni bukur!

Kush tha që nuk mund të visheni bukur për të qëndruar në shtëpi? Nëse zakonisht keni zgjedhur veshjen tuaj më të bukur për vitin e ri, mos nguroni ta bëni edhe këtë herë. Plus mund te bëni foto perfektë edhe përse në shtëpi.

2. Krijoni një pije festive

Festa juaj duhet të shoqërohet me një pije të mirë, ndaj duhet patjetër te keni një te tillë.

3. Organizoni video call me njerëzit tuaj të dashur

Në këto kohë të koronavirusit janë bërë shumë të zakonshme takime online, pse jo mos të bëni një edhe gjatë momentit të ndërrimit të viteve. Kjo është një mënyrë e mirë për të qenë me njerëzit tuaj të afërt edhe përse virtualisht.

4. Shihni ndonjë emision i cili do të transmetohet atë mbrëmje

Ju vërtet nuk mund të dilni nga shtëpia por një mënyrë e këndshme për të kaluar mbrëmjen e ndërrimit të viteve është duke parë një emision televiziv i cili do të transmetohet pikërisht atë moment.

5. Gatuani ushqime të mira

Për sa kohë do të qëndroni gjatë atë mbrëmje ju duhet shumë ushqim dhe i mirë për ta kaluar atë sa më mirë edhe shijshëm.

6. Bëni një dolli virtuale me njerëzit e zemrës

Pavarësisht vështirësive, është e rëndësishme të jemi mirënjohës për momentet e bukura të vitit dhe këtë mund ta bëni lehtësisht, duke ngritur një dolli virtualisht.

7. Prisni vitin 2021 duke parë filma

Të qëndroni gjithë natën zgjuar duke parë filma është një ide shumë e mirë për të pritur vitin 2021, kështu që sigurohuni të zgjidhni filmat e duhur!

 

8. Krijoni një party duke kërcyer

Kërceni dhe festoni me familjarët tuaj! Kjo do të jetë një gjë fantastike e cila do të sjelli një atmosferë tepër festive.

9. Krijoni një tabaka me meze të veçanta

Përveç të gjitha ëmbëlsirave të famshme të kësaj periudhe, mund të blini lloje të ndryshme djathërash dhe mezesh duke krijuar një tabaka të veçantë për ta shijuar në mbrëmje.

10. Plasni konfeti në mesnatë

Kur ora të jete 12:00, ju mund të plasni konfeti për të bërë momentin më magjik dhe të paharrueshëm.

11. Beni ëmbëlsira të shijshme

Qershia mbi tortë, do të ishte nëse ju do të bënit një ëmbëlsirë të shijshme, ose edhe disa. Mund edhe ju të mbyllni vitin më të çuditshëm ëmbël!

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja