Viti i Ri 2026 ka mbërritur tashmë në mbarë botën, duke u shënuar me festime, spektakle dhe momente reflektimi në vende të ndryshme. Vendet e Lindjes së Mesme, Azisë dhe Afrikës ishin ndër të parat që hynë në vitin e ri, ku qytetet u ndriçuan nga fishekzjarrë, shfaqje me drita dhe evente festive që tërhoqën vëmendjen ndërkombëtare.
Në veçanti, në Dubai u zhvillua një spektakël madhështor nga ndërtesa më e lartë në botë, i shoqëruar me shfaqje dronësh, muzikë dhe avionë uji, duke e kthyer ndërrimin e viteve në një ngjarje globale.
Australia e priti Vitin e Ri nën një atmosferë më solemne, duke mbajtur një minutë heshtje në nderim të 16 viktimave të Bondit, të vrarë disa javë më parë gjatë një sulmi terrorist në një event hebraik në plazhin Bondi. Megjithatë, spektakli tradicional i fishekzjarrëve u zhvillua, por nën masa të rrepta sigurie.
Nga ana tjetër, Kina vendosi të anulojë shfaqjen e zakonshme të fishekzjarrëve mbi Portin Victoria, pas një zjarri masiv në muajin nëntor që mori jetën e të paktën 161 personave, duke e shndërruar ndërrimin e viteve në një moment përkujtimi dhe respekti.
Viti i Ri 2026 ka mbërritur gjithashtu në Afganistan, Iran, Korenë e Jugut dhe Rusi, si dhe në shumë vende të tjera anembanë globit, përfshirë Irakun, Turqinë, Arabinë Saudite, Etiopinë, Kenian, Somalinë, Tanzaninë, Madagaskarin, Ugandën, Sirinë, Eritrenë, Jordaninë, Kuvajtin dhe Jemenin.
Me përfundimin e festimeve në zonat e fundit kohore, Viti i Ri 2026 tashmë ka hyrë zyrtarisht në çdo cep të botës, duke sjellë shpresë për paqe, stabilitet dhe një fillim më të mirë për miliona njerëz.
Dubai dhe Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pritur Vitin e Ri 2026 me spektakël fishekzjarrësh. Qindra qytetarë u mblodhën për të shijuar spektaklin e fishekzjarrëve në kullën më të lartë në botë.



Në Mbretërinë e Bashkuar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Azerbajxhan, Armeni, pjesën më të madhe të Gjeorgjisë, Mauritius dhe Seychelles, sapo ka kaluar pragu i vitit 2026.
Në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, qytetarëve iu është servirur një spektakël fishekzjarrësh nga ndërtesa më e lartë në botë, pas një performance me drita, muzikë dhe avionë uji, një spektakël vërtet i mrekullueshëm.
Viti i Ri 2026 ka mbërritur edhe në Afganistan, Iran, Korenë e Jugut, si dhe në Rusi. Një mori vendesh të tjera kanë hyrë në vitin e ri, përfshirë Irakun, Turqinë, Arabinë Saudite, Etiopinë, Kenian, Somalinë, Tanzaninë, Madagaskarin, Ugandën, Sirinë, Eritrenë, Jordaninë, Kuvajtin dhe Jemenin.
Viti i ri 2026 po përhapet në të gjithë Azinë. Së fundmi në Tailandë, Vietnam, Kamboxhia dhe Xhakarda është mesnatë dhe viti i ri është pritur me spektakël fishekzjarrësh.
Kryeqyteti tajlandez, Bangkok, organizoi një shfaqje madhështore dritash pak çaste para mesnatës - me dronë të përdorur për të krijuar një shumëllojshmëri imazhesh shumëngjyrëshe.

Tashmë viti i ri 2026 ka trokitur në disa vende të botës shoqëruar me spektakle magjike me fishekzjarrë.
Ishulli Kiritimati ishte i pari që mirëpriti vitin e ri, ndjekur më pas nga Zelanda e re. Qyteti i Auckland u ndriçua nga magjia e fishekzjarrëve ashtu si dhe Sidney në Australi pak orë më vonë.
Në Sydney, festimet u zbutën nga trishtimi, ndërsa kombi reflektoi mbi sulmin në Bondi Beach më 14 dhjetor, në të cilin u vranë 16 persona në plazhin Bondi. Në orën 23:00 sipas orës lokale, Porti i Sidneit ra në heshtje për një minutë, me turma që mbanin drita në dorë për të përkujtuar viktimat e Bondit.
Ndërkohë në vende të tjera të botës, qytetarët kanë zgjedhur forma të tjera për të festuar mbylljen e një kapitulli dhe ardhjen e një vitit 2026 duke u larë në det si dhe duke sfiduar temperaturat e ulëta.
Viti i ri 2026 ka mbërritur në Kinë, ku vendi ka zgjedhur zhvillimin e një feste më të përmbajtur për të festuar.
Rajoni anuloi shfaqjen e zakonshme të fishekzjarrëve mbi Portin Victoria pas një zjarri masiv në nëntor që vrau të paktën 161 persona.
Në vend të kësaj, ka organizuar një shfaqje muzikore me dyshen e soft rock-ut Air Supply dhe këngëtarë të tjerë, ndërsa fasadat e tetë monumenteve janë shndërruar në orë gjigante numërimi mbrapsht ku paraqitej një shfaqje dritash që zgjati prej 3 minutash.
Në Malajzi, Kullat Binjake Petronas zënë vend qendror ndërsa fishekzjarrët ndriçuan qiellin e natës.
Akrepat në Australi shënuan 00:00 dhe viti i ri 2026 sapo ka trokitur në derë dhe viti i ri 2026 sapo ka trokitur në derë shoqëruar me shfaqen spektakolare të fishekzjarrëve në qytetin e Sydneyt.
Kësaj radhe kjo shfaqe u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, për shkak të ngjarjes së rëndë të ndodhur disa javë më parë ku 16 persona humbën jetën gjatë një eventi hebraik në plazhin Bondi.
Gjithashtu u mbajt dhe një minutë heshtje për viktimat e sulmit ndërsa Ura e Portit u ndriçua me dritë të bardhë dhe mbi shtyllat e saj u projektua një menorah, simbol i njohur i judaizmit.
Festimet vjetore të natës së Vitit të Ri në Sydney janë të njohura në mbarë botën për spektaklin e tyre madhështor të fishekzjarreve, me rreth 40 mijë efekte piroteknike që shtrihen në një distancë prej shtatë kilometrash përgjatë ndërtesave dhe platformave në port, përfshirë Urën ikonike të Portit dhe Operan e Sydney-t.
Vitin e Ri e kanë pritur edhe Vanuatu, Ishujt Solomon dhe Bougainville, një rajon autonom i Papua Guinesë së Re, si dhe pjesë të Rusisë.
Komente











Gézuar Vitin e ri 2026! Nje vit fantastik !!!
Përgjigju