11 maji/ Regjistrohen mbi 133 mijë emigrantë për të votuar! Të hënën në Kuvend rikthehet për votim drafti

11 maji/ Regjistrohen mbi 133 mijë emigrantë për të votuar! Të hënën në Kuvend rikthehet për votim drafti

Mbi 133 mijë emigrantë janë tashmë të regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të votuar në 11 maj.

Këtyre emigrantëve i është dhënë drita jeshile nga KQZ, ndërsa në pritje për t’u regjistruar janë edhe mijëra të tjerë. Sipas të dhënave të KQZ rreth 27 mijë emigrantë të regjistruar janë votues për qarkun e Tiranës, 17 mijë në qarkun e Fierit, 13 mijë në Durrës e Elbasan ndërsa pjesa tjetër janë votues në 8 qarqet e tjera të vendit.

Ndërkohë edhe drafti me ndryshimet në Kod që posta që do të dërgojë fletën e votimit te emigrantët dhe për ta kthyer më pas në KQZ, të paguhet nga shteti ende nuk është miratuar por pritet të kalojë të hënën në seancë plenare.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

Telefonatat e Trump me Zelenskyn e Putin, Shtëpia e Bardhë: Kurrë nuk kemi qenë kaq afër paqes në Ukrainë

Telefonatat e Trump me Zelenskyn e Putin, Shtëpia e Bardhë: Kurrë nuk kemi qenë kaq afër paqes në Ukrainë