11 mijë raste në javë me infeksione respiratore/ Epidemiologu: Në shkurt 'piku', masat që duhet të merrni për ta parandaluar

TIRANË- Me uljen e temperaturave ka nisur dhe qarkullimi i gripit në vendin tonë. Janë 11 mijë persona që paraqiten në javë me infeksione respiratore. Aktualisht në qarkullim janë dy tipe virusesh, virusi i tipi A, nëntipi A/H1 dhe virusi B.

“Aktualisht ne jemi në stinën e gripit dhe në Shqipëri ashtu si dhe në të gjitha vendet e kontinentit europian dhe në vendet e tjera të rajonit, qarkullojnë dy  tipe të virusit të gripit, të cilët janë nëntipi A H1 dhe virusi i tipit B. Theksojmë se të dy këto tipe të vuriseve janë të përfshira në vaksinën e gripit. Duhet theksuar që jemi në një situatë të zakonshme dhe të pritshme për stinën. Kulmi i këtyrë infeksioneve respiratore dhe kulmi i qarkullimit të gripit arrihet nga fillimi i muajit shkurt”-u shpreh epidemiologu

Epidemiologu në ISHP, Artan Simaku, këshillon që kontakti i parë duhet të jetë me mjekun e familjes.

“Ajo që duhet të dijë popullata sidomos nënat më fëmijë të vegjël është që nëse fëmijët paraqesin temperaturë dhe shenja të gripit, nuk duhet që t'i çojnë në kopësht apo në shkollë, por duhet të kontaktojnë direkt me mjekun e familjes. Nuk duhet të shkojnë vet direkt në farmaci për të marrë një medikamentet, nuk  duhet të shkojnë për një temperaturë të thjeshtë në spitalin e pediatrisë dhe në spitalet e tjera në rrethe duke shkaktuar një grumbullim të panevojshëm dhe një dyndje në këto urgjenca”-tha Artan Simaku

Në qarkullim përveç gripit janë dhe virozat, ndaj nuk duhet bërë ngatërrimi mes tyre. Ndër simptomat që shfaq gripi janë temperatura e lartë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, skuqje apo lotim sysh.

E rëndësishme gjatë kësaj periudhe është respektimi i masave parandaluese.

“Mjeti kryesor i parandalimit të gripit është vaksinimi. Përveç vaksinimit është evitimi i grumbullimeve masive dhe gjithashtu zbatimi i masave të përgjithshme të higjienës vetjake sidomos theksojmë larja e duarve është shumë e rëndësishme dhe masat e tjera të higjienës së komunitetit”-tha epidemiologu i ISHP.

Në 11 mije raste me infeksione respiratore që paraqiten brenda javës, pjesa më e madhe janë qytetarë në moshë të rritur.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë