11 parti shkojnë drejt garës së 6 marsit në 6 bashkitë e vendit, KQZ miraton të gjitha kërkesat! Nesër përfundon afati për koalicionet

11 forca politike dorëzuan të hënën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’iu bashkuar garës elektorale të 6 marsit. Sot Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, miratoi kërkesat e tyre.

Krahas Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, e PDK-së në Nard Ndokës, janë edhe 7 parti të tjera, kryesisht pa peshë elektorale që kanë kërkuar të regjistrohen në zgjedhjet e pjesshme.

Lëvizja e Re, Fryma e Re Demokratike, Partia Kristian Demokrate, Partia e Reformave Demokratike të Shqipërisë, Bashkimi Demokrat, Lëvizja e Legalitetit dhe Balli Kombëtar, janë forcat e vogla politike që kërkojnë të jenë pjesë e garës.

Ndërkohë që nesër është afati i fundit për të dorëzuar kërkesat për regjistrimin e koalicioneve. Dje LSI kërkoi regjistrimin në koalicion me PDK e Nard Ndokës dhe Komisionin e Rithemelimit të Sali Berishës, kërkesë e cila pritet që të refuzohet nga KQZ pasi Berisha nuk është regjistruar në gjykatë si forcë politike dhe për më tepër nuk është një nga 11 partitë e regjistruara në KQZ për përballjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë.

Ajo që bie në sy tek partitë e regjistruara është se aleatët tradicionalë të Partisë Demokratike, Agron Duka,  Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi apo Vangjel Dule kanë qëndruar jashtë garës, duke mos u regjistruar në zgjedhje. Nuk ka paraqitur në KQZ kërkesë për regjistrim si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme vendore, asnjë Komitet Nismëtar për kandidatë të pavarur. Nuk ka patur kërkesë as në KZAZ-të e Dibrës, Vorës dhe Rrogozhinës nga asnjë Komitet Nismëtar.

Partitë e regjistruara në zgjedhje:

Në KQZ Shqipëri kanë paraqitur kërkesë për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore në zgjedhje 6 bashki të datës 6 mars 2022, partitë politike në vijim:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)

Partia Demokratike e Shqipërisë (PD)

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI)

Lëvizja e Re (LRE)

Fryma e Re Demokratike (FRD)

Partia Kristian Demokrate (PKDSH)

Partia Demokristiane e Shqipërisë (PDK)

Partia e Reformave Demokratike e Shqipërisë (PRDSH)

Partia Bashkimi Demokrat (PBD)

Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL)

Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD)

K.T./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale