11 raste me fruth në Shqipëri, drejtoresha e ISHP Tomini për Report Tv: Të infektuarit janë 1-13 vjeç! Shpërndarja në tre qytete, si paraqitet situata

Të paktën 11 raste me fruth janë regjistruar zyrtarisht në vendin tonë. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini thotë se rastet janë shënuar në Tiranë, Krujë e Durrës. Shumica e tyre janë të pavaksinuar dhe i përkasin moshës 1 deri në 13 vjeç.

“Grup-mosha e fëmijëve të prekur janë nga 1 në 13 vjeç. 10 raste të konfirmuara me fruth janë Durrës, Krujë dhe Tiranë. ndërkohë një rast është i konfirmuar në laboratorët jo publik më Tiranë. Sigurisht që situata po monitorohet dhe hetimi epidemiologjik ka nisur që në momentin e identifikimit të 3 rasteve të para, pastaj të kontakteve dhe kontakte të kontakteve. Siç e dini, fruthi është një sëmundje me transmetueshmëri të lartë dhe sidomos për subjekte të cilët nuk janë të vaksinuar. Duhet theksuar se nëse nuk jemi të vaksinuar jemi të predispozuar për të pasur një klinikë dhe hera herës më agresive apo më të rënduat krahasuar me fëmijët apo grupmoshën pediatrike të cilët janë vaksinuar, por klinikisht shfaqin simptoma më të lehta se personat e pa vaksinuar. Aktualisht nga rastet e konfirmuara asnjë rast nuk kemi të hospitalizuat, në të dyja spitalet. Qoftë në Durrës, qoftë në QSUT. Duhet theksuar se personat apo individët apo mosha pediatrike që ka qenë e pa vaksinuar ka pasur një klinikë të ngjashme me infeksionet respiratore, por sigurisht mjekët me syrin kritik kanë bërë diagnozën diferenciale”.

Nga 11 rastet me fruth, 6 prej tyre kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin.

“6 raste kanë pasur lidhje familjare me tjetrin dhe ndërkohë si rrjedhoje e kontaktit midis familjeve sigurisht qe kanë kryer transmetim. Duhet theksoj se pjesa më e madhe prej tyre janë të pa vaksinuar. Duhet theksuar fakti tjetër se 3 rastet e para dhe 3 rastet e tjera kanë qenë të hospitalizuar në spitalin e Durrësit”.

Tomini bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve për Fruth-Rubeolën, me garancinë që nuk është shkak për autizmin.  

“Ne kemi reflektuar se kemi një rënie të mbulesës së vaksinimit me vaksinën e fruthit. Kemi nivel 86-87% të vaksinuar me dozë të pare dhe këtë e kemi reflektuar prej më shumë se sa një viti. Pra që kemi rënie të mbulesës vaksinale. Kjo është reflektuar që pas pandemisë. Që nuk besojnë tek procesi i vaksinimit të fruthit. Gjemë mundësinë për të promovuar vaksinimin në kohë të fëmijëve të vegjël apo moshës pediatrike. Duhet të theksojmë se në dozë të dytë jemi në nivelin 93-94%. Përqindja mbetëse mbetet përqindja e popullatës që janë të pa vaksinuar. Duhet theksuar që prindërit e rinj, e shtyjnë në kohë vaksinimin ndaj fruthit. Nuk e kryejnë në moshën 12 muajshe. Në moshën 5 vjeç që bëhet rivaksinimi për fruth, sigurisht që kemi një mbulesë më të lartë. Duhet theksojmë se rekomandimet e strukturave shëndetësore, janë që duhet bërë vaksina e parë 12 muajshe dhe doza e dytë 5 vjeç.  Reflektimi nga 0-5 vjeç shkon 13 mijë në të gjithë vendin. Sigurisht që ka një hezitim të bërjes së vaksines. Nga shkencore asnjë evidencë, nuk vërteton faktin që vaksina e fruthit jep autizëm. Një vaksinë e kombinuar që të mbron nga 3 sëmundje, e privon fëmijën edhe kundrejt Rubolës dhe kundrejt shytave.

Në raportin e fundit, Organizata Botërore dha alarmin për rritjen drastike të rasteve të fruthit në Europë, rreth 45 herë më shumë sesa në vitin 2022. Rreth 42,200 njerëz u infektuan vitin e kaluar, në krahasim me 941 raste në vitin paraardhës.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!