Fruthi konfirmohet në Shqipëri, burime nga ISHP: 11 raste në Tiranë e Durrës

TIRANË- Në vendin tonë është konfirmuar prania e fruthit. Burime nga ISHP bëjnë me dije për Report Tv se 11 fëmijë janë prekur nga fruthi. Rastet me fruth ndodhen në Tiranë dhe në Durrës.

6 prej rasteve me fruth në vendin tonë kanë lidhje familjare dhe janë të pavaksinuar. Po ashtu, bëhet e ditur se të infektuarit janë fëmijë të moshës nga 1 deri në 13 vjeç. Mësohet se vitet e fundit, llogariten rreth 13 mijë fëmijë të moshës 0-5 vjeç të pavaksinuar.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e fëmijëve të prekur është e mirë. Nga institucionet ende nuk ka një deklaratë zyrtare.

Futja e fruthit në vendin tonë vjen pas alarmit të dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë se në gjithë Europën po rriten rastet me fruth. OBSH u bën thirrje vendeve që të kryejnë urgjentisht fushata vaksinimi.

Çfarë është fruthi?

Fruthi është një infeksion viral i sistemit respirator. Fruthi është një nga sëmundjet më ngjitëse në botë. Fruthi përhapet nga kollitja dhe teshtitja, kontakti i afërt ose i drejtpërdrejtë me sekrecionet e hundës ose të fytit, 4 ditë para dhe pas skuqjes.. Virusi mbetet aktiv dhe ngjitës në ajër ose në sipërfaqet e infektuara deri në 2 orë.

Virusi shkakton temperaturë të lartë, ethe, rrjedhje hundësh, kollë, sy të skuqur dhe të përlotur dhe njolla të vogla të bardha në mukozën që vesh zgavrën e gojës. Skuqje në fytyrë, trup, duar dhe këmbë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:49
Ministrja Koçiu: Vaksinimi në kohë mbron fëmijët nga fruthi, rubeola dhe shytat

Vaksinimi në kohë për fëmijët është shumë i rëndësishëm. Mjekët pediatër apelojnë prindërit për vaksinimin në kohë të fëmijëve të tyre me vaksinën kundër fruthit, rabeolës dhe shytave.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu thekson në një postim në rrjete sociale se vaksinimi në kohë i fëmijëve siguron një mbrojtje më të mirë.

“Për të mbrojtur fëmijët tuaj nga fruthi, rubeola dhe shytat, duhet patjetër t’i vaksinoni në kohë, sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit. Ndiqni këshillat dhe udhëzimet e mjekëve pediatër për të siguruar një mbrojtje më të mirë për fëmijët tuaj”, shprehet Koçiu teksa ka publikuar edhe video-mesazhin e mjekes pediatre Melida Agastra.

“Gjatë praktikës së punës së përditshme te konsultori i fëmijës, ne si mjekë pediatër, por edhe punonjësit e tjerë shëndetësorë që janë dhe infermieret tona, në të përditshmen tonë kemi si detyrë të punës sonë të bindim dhe të ndërgjegjësojmë prindërit që të sjellin fëmijët pranë konsultorit tonë, për të bërë vaksinimin e përcaktuar nga kalendari kombëtar i vaksinimit, dhe në veçanti vaksinën që mbron nga fruthi, rubeola dhe shyta. Kjo është një vaksinë shumë e rëndësishme që u jep mbrojtje gjatë gjithë jetës fëmijëve. Prindër të dashur, duhet patjetër t'i vaksinoni fëmijët tuaj për mbrojtjen nga sëmundjet e fruthit, rubeolës dhe shytave përveç edhe vaksinave të tjera që kryhen rregullisht. Kjo është një ndër vaksinat që prindërit hezitojnë të vijnë në kohën e duhur apo nga informacionet e gabuara, kërkojnë që të shtyjnë afatin kohor të kryerjes së kësaj vaksine”, shprehet mjekja Agastra.

 

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 24/01/2024 13:38

    Vaksinoni femijet mos degjoni idiotet.

    Përgjigju
    • Ymyt: 25/01/2024 17:48

      Vaksina e 1 vjec i ka lene femijet me pasoja

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë