NJU JORK- Raporti më i fundit i Komitetit kundër Torturës në SHBA e ka renditur Shqipërinë si një ndër 54 vendet që e kanë ndihmuar CIA-n amerikane në procesin e arrestimit, mbajtjes dhe marrjes në pyetje të të dyshuarve si të implikuar në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.
Por raporti, i cili i ka kushtuar një kapitull të veçantë Shqipërisë, sqaron se qeveria shqiptare nuk ka kryer asnjë hetim zyrtar mbi shtetasin Khaled El Masri, i dyshuar gabimisht nga CIA si terrorist i Al Kaedës.
Autoritetet shqiptare gjithashtu nuk u janë përgjigjur pyetjeve, ose të ofrojnë shpjegime, lidhur me rrethanat e hyrjes dhe qëndrimit të El-Masrit në Shqipëri.
Sipas raportit, në fillim të vitit 2009, Qendra për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve me seli në Shqipëri, arkivoi çështjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Brendshme të informacioneve në lidhje me përfshirje e Shqipërisë në ndalimin, paraburgimin dhe ndalimin e El-Masrit.
Ministria e Brendshme ka deklaruar se posedon vetëm një informacion që tregon se shtetasi gjerman Khaled El Masri është larguar nga Shqipëria me një linjë komerciale me itinerarin Tiranë- Frankfurt më 29 maj 2004 dhe se nuk kanë asnjë lloj informacioni tjetër për të. Ministria e Mbrojtjes tha se ky informacion është ushtarak dhe nuk ka asnjë lidhje me ligjin për të drejtën e informimit.
Komiteti shpreh shqetësimin se asnjë hetim nuk është kryer nga qeveria shqiptare, lidhur me akuzat e paraburgimit sekret kryer në territorin e Shtetit në kuadër të bashkëpunimit të saj në luftën kundër terrorizmit.
Komisioni ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me "mungesën e informacionit nga shteti për masat e veçanta që ai ka marrë për të zbatuar rekomandimet e studimit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara"
Raporti permend se pas një farë kohe u mohua cdo lloj përfshirje e gjermanit me origjinë libaneze Khaled El Masri dhe terrorizmin. Ai u kap në Maqedoni dhe pas torturave përfundoi në Kuçovë të Shqipërisë, për t’u liruar më pas si i kapur gabimisht nga CIA.
Redaksia online
(ln/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com