11 shtatori,Hillary Clinton ikën nga
aktiviteti i bie të fikët në publik

11 shtatori,Hillary Clinton ikën nga<br />aktiviteti i bie të fikët në publik
Kandidatja demokratike për Presidencën e SHBA, Hillary Clinton është larguar me urgjencë nga aktiviteti përkujtimor për 15-vjetorin e sulmeve terroriste në Njw Jork.

Mediat amerikane njoftojnë se ajo u largua nga stafi i saj me shpejtësi duke mos dhënë asnjë njoftim për shkaqet e këtij incidenti. Në një video të publikuar duke qartë se si 68-vjeçarja mbahet nga krahët dhe duke iu marrë këmbët futet në makinë.

Pas disa orësh stafi i saj njoftoi se Clinton ndjeu se kishte temperaturë dhe për këtë shkak u largua. Sipas të njëjtave burime ajo u dërgua në shtëpinë e vajzës së saj derisa e ndjeu veten më mirë.

Mediat thonë se Clinton humbi një këpucë gjatë largimit. Vetë Clinton reagoi në rrjetet sociale duke dashur të qetësojë votuesit e saj. “Ndihem për mrekulli. Sot është një ditë e bukur në New York”.   Donald Trump tha pak ditë më parë se Hillary Clinton është sëmurë në gjendje të rëndë dhe nuk mund të drejtojë Presidencën e SHBA. 

Ndihmësit e kandidates demokrate janë këshilluar që të mos i përgjigjen asnjë pyetje rreth vendndodhjes së mundshme të Hillary Clinton. Kohët e fundit ka patur spekulime se bashkëshortja e ish-Presidentit Bill Clinton se ka probleme shëndetësore dhe nuk është në gjendje për të drejtuar SHBA-në.

clinton


11 shtatori,Hillary Clinton ikën nga aktiviteti... by reporttv

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri