1.1 tonë drogë me jaht luksoz drejt Turqisë, në gjyq baroni shqiptar
Baroni shqiptar i drogës, Met Kanani, është përballur sot me drejtësinë turke për trafikimin e 1.1 tonë kanabisi nga Shqipëria në drejtim të Turqisë. Met Kanani u kap më 20 mars të këtij viti nga policia turke, së bashku me 10 persona të tjerë.
Baroni shqiptar i drogës, Met Kanani
Baroni shqiptar i drogës, Met Kanani, është përballur sot me drejtësinë turke për trafikimin e 1.1 tonë kanabisi nga Shqipëria në drejtim të Turqisë. Met Kanani u kap më 20 mars të këtij viti nga policia turke, së bashku me 10 persona të tjerë, mes të cilëve shqiptarë e turq.
Policia ka përfunduar hetimet për bandën kriminale, duke caktuar ‘arrest me burg’ për trafikantët, mes të cilëve është edhe Kanani, i cilësuar si baroni i drogës. Banda kriminale u kap me 1.1 tonë kanabis, vlera e së cilës në treg arrinte në 25 milionë euro.
Mediat turke raportojnë se Kanani ishte 'koka' e trafikut të lëndës narkotike, e cila transportohej me jahte luksoze.
Kush është Met Kanani?
Mediat turke theksojnë faktin se Met Kanani, që njihet edhe me emrin Met shqiptari dhe cilësohet si “baron i madh i drogës” pasi kontrollon edhe rrugët e trafikut të heroinës nga Afganistani, Irani dhe Turqia drejt Europës.
Sipas mediave në Turqi Met Kanani është personi që ka tentuar të trafikojë në nëntor të 2017-së 1.6 ton kanabis që u kap nga Policia Greke pas një përleshje në det. Ka qenë Met Kanani personi që dyshohet se ka tentuar të çojë në Greqi këtë sasi droge, ku njerëzit e tij janë përplasur me Policinë, aq sa u desh ndërhyrja edhe e një helikopteri nga ajri për të prangosur personat që ishin në bordin e anijes që po bënte trafikimin e kanabisit.
Pavarisht se u kapën njerëzit e baronit të drogës, Met Kanani nuk u arrit të arrestohej dot nga Policia Greke në atë kohë. Grupi që krynte këtë linjë narkotrafiku kishte lidhje të forta edhe me trafikantë italianë e grekë. Nga dosja e policisë greke për këtë çështje që “Shqiptarja.com” zbardhi në nëntor dilte përfshirja e një biznesmeni të fuqishëm grek si dhe e dy trafikantëve me shumë eksperiencë italianë.

(Met Kanani dhe anëtarët e bandës së tij)
Sondazhi i ditës:
Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?
-
PO
57.5%
-
JO
34.3%
-
NUK E DI
8.2%
Vota total: 1881
Lajme të tjera
-
Djegia e Kuranit ngre shqetësime për sulme të mundshme në vende të shenjta të krishterëve! SHBA paralajmëron qytetarët e saj në Turqi
30 Janar, 16:08
-
Djegia e Kuranit dhe protestat në Suedi, Erdogan i prerë : Nëse nuk tregoni respekt për Turqinë s’mund të merrni asnjë mbështetje nga ne
28 Janar, 22:38
-
VIDEO/ Bllokohet kamioni me 122 kg droge në Turqi, ishte nisur nga Shqipëria për në Stamboll! Pranga shoferit shqiptar (EMRI)
26 Janar, 21:24
-
Djegia e Kuranit gjatë protestave në Stokholm, Turqia: E pakuptimtë rinisja e dialogut me Suedinë dhe Finlandën për anëtarësim në NATO
26 Janar, 20:20
-
Daçiç takohet me homologun e tij turk, i kërkon të përdorë ndikimin ndaj Kosovës! Cavusoglu: Epokë e artë e bashkëpunimit Turqi-Serbi
26 Janar, 16:17
-
Kusht i vendosur nga Ankaraja për të ratifikuar anëtarësimin në NATO, Finlanda rinis eksportet ushtarake me Turqinë
25 Janar, 17:03
-
Presidenti Erdogan anulon vizitën e planifikuar të së premtes në Berlin, fokusi i Gjermanisë në 'deklaratat provokuese' solli tërheqjen e tij
25 Janar, 16:49
-
Suedia ‘shpërthen’ në protesta por ‘braktiset’ nga Finlanda! Shqyrton mundësinë e anëtarësimit në NATO pa Stokholmin
24 Janar, 17:13
-
Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO
23 Janar, 18:57
-
Nga premisat pozitive për anëtarësimin në NATO te djegia e Kuranit e protestat, çfarë ndodhi mes Turqisë dhe Suedisë dhe sa kohë u desh të përshkallëzohej situata
23 Janar, 08:51
-
Erdogan tregon se kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme në Turqi
22 Janar, 19:22
-
Protestat anti-turke në Stokholm, kryeministri suedez dënon djegien e Kuranit: Akt thellësisht mosrespektues
22 Janar, 16:57