Në 11 vjetorin e vrasjes së 4 protestuesve në bulevard përpara Kryeministrisë, Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar përgjigje Policisë për veprimet e lëna për të bërë, për ekzaminimin dhe identifikimin e armës që vrau Aleks Nikën. Në maj të 2021 dosja e "21 Janarit" u kthye në polici për veprim, por ende Prokuroria nuk ka marrë një përgjigje.

Më 27 maj 2021 Prokuroria e Tiranës rifilloi hetimet për dosjen “21 janari” ku fokus ka zbardhjen e autorit që i mori jetën protestuesit Aleks Nika 11 vite më parë, e megjithatë nuk duket të jenë bërë përparime në këtë drejtim. 

Më 21 Janar 2011 humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, para kryeministrisë, në protestën e thirrur nga Partia Socialiste dhe hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, që u dënua nga apeli me 1 dhe 3 vjet burg për “vrasje nga pakujdesia” .