Ekskluzive/ Prokuroria e Tiranës rihap hetimet për vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar! Familja e viktimës, padi në Strasburg: Shteti nuk zbardhi krimin

Prokuroria e Tiranës rifillon hetimet për dosjen “21 janari” ku fokus ka zbardhjen e autorit që i mori jetën protestuesit Aleks Nika dhe plagosjen e dy shtetasve një dekadë më parë. ReportTv është interesuar pranë prokurorisë së Tiranës e cila konfirmoi rinisjen e hetimit ku gjithçka po drejtohet nga prokurorja Marjeta Zaimi.

Por ky nuk është i vetmi zhvillim me dosjen “21 janari”. Sipas këtij dokumenti të siguruar nga Report Tv rezulton se gjykata europiane e të drejtave të njeriut ka hapur një hetim gjyqësor ndaj Shqipërisë duke pranuar një padi të familjarëve të Aleks Nikës.

Është avokatura e shtetit e cila më 20 Maj ka kërkuar nga policia, e prokuroria si dhe ka vënë në dijeni këshillin e ministrave se Gjykata Europaine e të Drejtave të Njeriut (GJED)  ka nisur këtë proces dhe duhet bashkërendim institucional për të përfaqësuar Shqipërinë si palë e paditur. Sipas padisë së dorëzuar në GJED nga familja Nika, ata pretendojnë për shkelje të të drejtave të njeriut, mos kryerjen e hetimeve të plota dhe mospërfshirjen e tyre në proceset e ndjekura ndër vite.

Avokatura tashmë po përgatit një qëndrim përballë GJED. Ende nuk dihet nëse shteti shqiptar do ta pranojë apo jo pretendimin e familjes Nika.

Ndërsa 10 vite e 4 muaj nga 21 janar 2011 prokuroria e Tiranës i është rikthyer hetimit të dosjes së nxehtë dhe pritet që shumë persona të përfshirë në atë ngjarje si në poste publike, role drejtues në gardë dhe protestues të rimerren në pyetje.

Kjo është dosja e parë e nxehtë e cila rihapet nga institucionet e reja të drejtësisë përfshi edhe statusin e pavarur që prokurorët kanë gjatë kryerjes së një hetimit.

Më herët ishte gjykata e lartë e cila vendosi që procesi padi dëmshpërblim mes gardës së republikës dhe dy ish gardistëve Ndrea Prendi dhe Agim Llupo të shqyrtohet nga gjykata administrative.

1622106424_aleksnika.jpg

Aleks Nika

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:53
Rifillimi i hetimeve për dosjen e ’21 janarit’, Braçe: Asgjë nuk mbyllet pa bërë drejtësi

Pas lajmit se kanë rifilluar hetimet për dosjen e “21 janarit”, ka reaguar zëvendëskryeministri Erion Braçe, i cili u shpreh se asnjë vrasje nuk mbyllet pa u hetuar, gjykuar dhe ndëshkuar.

Përmes një postimi n rrjetin e tij social Facebook, Braçe shkruan se asgjë nuk harrohet dhe nuk mbyllet pa bërë drejtësi.

Zëvendëskryeministri shkruan se vrasja nuk fshihet a në heshtje, as në proces politik të njëanshëm e të korruptuar dhe se të gjitha këto janë arsye që një vrasje të hetohet deri në fund.

 

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emiri: 27/05/2021 18:15

    Çohuni o te mjere e mos levizni nga parlamenti e kryeministria. Qendroni atje ne tenda e çadra pa levizur e duke thirrur e bere 'Murmurimen e Madhe' gjate gjithe nates. Te filloje 'Thirrja e Shpirtit' ne oren 10:00 p.m. deri ne oren 7:00 a.m. Te kerkohet "DENIMI ME VDEKJE" per te gjithe vrasesit e kriminelet dhe sidomos ato kriminelat me kollaro qe jane teper, teper te rrezikshem. Mos ndaloni o njerez te mire se protestuari, pa ndalje e pa pushim. Kjo eshte vertete nje lufte. Lufta e perjetshme e se mires kundra te keqes, kundra djallit. MOS U DOREZONI!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime drakoniane

Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime drakoniane