11 vite pas tragjedisë së Gërdecit/ 'Krim shtetëror, babëzi për para!' Familjarët me sytë nga Strasburgu! (VIDEO)

Lotët ende nuk janë tharë në sytë e tyre. Nuk kanë lënë në harresë një nga ditët më të dhimbshme të jetës së tyre. Edhe 11 vite më pas, plagët janë të hapura për tragjedinë e Gërdecit, me 26 jetë të humbura dhe dhjetra të plagosur. Kërkojnë ende drejtësi.

Në një ritual të përvitshëm, njëjtë si 11 vjet më parë, banorë të Gërdecit në Bashkinë e Vorës, kanë përkujtuar të afërmit e tyre të cilët i humbën në një tragjedi që e quajnë krim shtetëror.

Shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, shkaktoi 26 jetë të humbura në shkurtin e 2008-ës. Këtë vit, shoqërues të familjarëve në homazhet në kujtim të të dashurve të zemrës, ishin vetëm mediat. Asnjë përfaqësues nga shteti.

Zamira Durdaj humbi djalin e saj 6 vjeçar, Erisonin. Ndihet e pashpresë nga drejtësia dhe tregon para mediave kalvarin për të kërkuar të drejtën e tyre.

"Nuk është hetuar fare kjo çështje, vetëm janë tallur me ne. Të braktisur jemi të gjithë ne. Kush na ka mbështetur ne, ne mbështesim njëri-tjetrin. Është një vepër korruptive, falsifikimi i firmës amerikane që u rrëzua nga gjykata e shkallës së parë, mbas 5 vjetësh betejë pranimi i gjykimit të shkurtuar, mbyllja në Gjykatën e Lartë, përgjigjja nga Strasburgu nuk vjen kurrë, ku është përparësia ime? E kanë çuar në Strasburg për proces të parregullt, ne si viktima nuk jemi palë në proces, është prokuroria, por ajo përfaqëson shtetin, jo ne. nuk pres asgjë nga politika. e pres nga sistemi i drejtësisë, e pres nga prokuroria e përgjithshme" u shpreh zonja Durdaj.

Familjarë të tjerë thonë se nuk do të ndalen përpara asgjëje derisa përgjegjësit të jenë pas hekurave të qelisë. Për ta, nuk është një aksident teknologjik, pasi banorët e zonës punonin me mjete rrethanore. E quan një krim shtetëror prandaj kanë hequr edhe pllakatën e vënë për përkujtimin e të ndjerëve, ku shkruhej: aksident teknologjik.

"Këtë ritual do ta kryejmë derisa të jemi gjallë, do ta lëmë brez pas brezash. Kush e ka ndjerë veten shqiptarë ka qenë i mikëpritur, kush ka menduar se mund të na përdornin e kanë pasur shumë gabim, sepse ne nuk do të tërhiqemi nga e drejta jonë. Kemi marrë përgjigje verbale nga Arta Marku, shpresat i kemi në Strasburg, shpresojmë të vendosë drejtësi për ne. Sa i përket dëmshpërblimit ajo ka qenë pjesa jonë, ne nuk do falim asgjë nga ata që bënë Gërdecin. Sot është një pllakat, se bëmë luftë të madhe të hiqnim fjalën aksident teknologjik, e hoqëm me vendimet tona. E konsiderojmë krim shtetëror, babëzi për para", shprehet për Report Tv një prej familjarëve.

Një tjetër familjare thotë për gazetarin Arsen Rusta: "Do t'i kujtojmë derisa sa të jemi gjallë, nuk do ta harrojmë këtë ditë"

1552648310_Screenshot4.jpg

Në një intervistë për ReportTv Ilirjan Deliu i cili kur ishte 22 vjeç humbi 5 prestarë të familjes kujton se si mundi t'i shpëtojë vdekjes 10 metra larg flakëve të punishtes famëkeqe.

"Ishte ora 12 pa 5 isha në baçe, filloi një flakë e tmerrshme. Punë minutash na kanë shpërndarë nga shtëpia, që mori flakë, Nipi ngeli aty, babai me mamin i çuan në Itali, ishte djegia mbi 80%.

Ne këtu para 2008-ës, kullonim lopët..në 2008 sollën makineritë.

Mami, babi, vëllai punonin këtu, që nuk jeton sot asnjëri prej tyre. Lodhja ishte në maksimum. Vetëm kam punuar mbasdite, vija ndihmoja prindërit. Kishte edhe ushtarakë, teknologjia zero, shkarko me fadromë me kamion, si të ishin gurë jo predha e barut.

Më parë kanë qenë pemë dhe plepa dhe një kapanon ushtrie dhe u lirua komplet zona.

Kush e solli municionin këtu në mes të fshatit? Nuk ka më drejtësi", tregon Deliu.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mediu: 15/03/2019 16:03

    PO NE PROTESTE NESER TAKONI FATMIR MEDIUN SE DO MBAJ FJALIM KRIMINELI BASHKE ME BASHEN

    Përgjigju
  • Labi: 15/03/2019 13:43

    Te pa haruar qofshin te dashurit tuaj!Dhimbjen e madhe qe kini ua shtojne me shume kriminelet Sali,Medi dhe Luli,te cilet zgerdhien cdo dite neper ekranet e tv,prandaj qe drejtesia te vere ne vend,ju duhet te ngrini nje cader para prokurorise se pergjitheshme dhe mos dilni prej andej deri sa te arestohen keta kriminele.

    Përgjigju
  • Erik: 15/03/2019 13:35

    Te paharruar qofshin 26 viktimat e tragjedise. Nje tjeter krim pa ndeshkim.

    Përgjigju
    • ali: 15/03/2019 20:24

      I paharruar kujtimi tyre rrofshi dhe i kujtofshi .Do Zoti Strasburgu e con ne vend drejtsine.Te shkojne ne burg Shkelzeni etj.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë