Një profesor në New York ftoi djalin e tij 11 vjeçar, që vuan nga autizmi, në një nga klasat e tij, ku ai u ngrit dhe vizatoi në tabelë hartën e botës.
Një student e fotografoi djalin dhe fotot qarkulluan me një shpejtësi të madhe në komunitetin online duke i habitur të gjithë.
Harta është e vizatuar me një saktësi të madhe, deri në detaje, a thua se e ka punuar një skicues profesionist duke iu referuar një modeli fotografik. Por jo, djali 11 vjeçar e ka nxjerrë nga memoria e tij.
Autizmi është një çrregullim kompleks dhe ndërsa disa mund të kenë vështirësi specifike me memorien, disa të tjerë mund të kenë memorje të paparashikueshme.

Redaksia Online
(Al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com