Sot mbushen 11 vjet nga mbajtja e mbledhjes së parë së përbashkët midis Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në Prizren.
Kryeministrat Hashim Thaçi dhe Edi Rama e cilësuan mbledhjen si historike e cila ndodhte për herë të parë dhe shënonte kapitull të ri dhe dërgonte mesazhin e rajonit me kufi të hapur dhe pa barriera të së kaluarës.
Më 11 janar 2014 u nënshkrua deklarata për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e cila përfshinte fushën e transportit dhe infrastrukturën dhe bashkëpunimin tregtar.
Po ashtu u pajtuan të themelohet një fond i përbashkët për Luginën e Preshevës. Shqipëria dhe Kosova, po përgatiteshin që të mbajnë edhe mbledhjen e dytë në nivel të lartë.
Mbledhja e fundit, e dhjeta ndërmjet dy qeverive, u mbajt më dhjetor 2024 në Prishtinë.
Kujtojmë, qeveritë e të dyja shteteve janë pajtuar që të mbajnë mbledhje të përbashkëta për vendosje të një partneriteti strategjik më të strukturuar dhe të institucionalizuar në mes të dy vendeve./ Kosova Press