110 të rinj nga bota ndërtojnë
parqe për fëmijët shqiptarë

110 të rinj nga bota ndërtojnë<br />parqe për fëmijët shqiptarë
Ata janë të rinj nga e gjithë bota, por që dëshira për të ndryshuar botën dhe për ta bërë atë më të mirë, nuk i ka bërë bashkë vetëm në shkollën ku studiojnë, por edhe në dëshirën për të bërë projekte shërbimi në komunitet.
 
Madje në vende ku kanë dëgjuar pak ose aspak. Këta janë 110 të rinjtë nga vende të ndryshme të botës që kanë mbërritur në Tiranë dhe kanë ndërtuar 2 miniparqe në njësinë administrative nr 3, pranë kopështit 20 si dhe kanë ndërtuar parkun pranë banesave sociale në Shkozë.
 
Gjithçka e kanë bërë vetë ku edhe kanë gjetur bashkëpunimin e Agjencisë së parqeve dhe rekreacionit. Grethe Andersen dhe Brett Landin, për mikrofonin e Report Tv shpjegojnë edhe arsyen se pse ndodhen në Shqipëri.
 
“Jam bërë pjesë e “Young life” 4 vjet më parë dhe dëgjova që do të zhvillonin një projekt në Shqipëri. Nuk është se dija diçka për Shqipërinë dhe mendova që të vish këtu ishte një mundësi e mirë dhe eksperiencë e mirë për të përjetuar një kulturë të re dhe të shohësh një qytet të ri dhe të bësh ndryshimin tek njerëzit këtu”,
u shpreh Grethe Andersen.
  
“Para se të vija këtu nuk është se dija diçka specifike për Shqipërinë, thjesht që ishte një vend diku në botë dhe erdhëm këtu me mendjen që do të ndryshonim diçka. Duke gjykuare dhe nga rezultati them se ishte një eksperience e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme”,
tha Brett Landin.
 
Të kënaqur për rezultatin e punës së tyre, ku banorët e lagjes, por dhe fëmijët e kopshtit do të jenë përfitues, të rinjtë e grupit “Young life”, në javën e Pashkës, dëshirojnë te jenë ambasadorë të vendeve që vizitojnë.
 
“Më duhet ta them, moti këtu është fantastik. Njerëzit janë shumë miqësorë dhe kanë ofruar ndihmën e tyre kur kemi pasur nevojë. Nuk është se kisha dëgjuar shumë mirë për Shqipërinë, kështu që erdha këtu me mendimin që dua t’i shoh vetë. Duhet ta them që këtu është shumë mirë dhe do të kthehem me patjetër për ta vizituar. Përfundimisht do të jem një ambasadore për Shqipërinë”, 
u shpreh Grethe Andersen.
 
“Unë studioj në një shkollë ndërkombëtare dhe të gjithë fëmijët vijnë nga vende të ndryshme të botës dhe jemi bërë bashkë sepse të gjithë kemi pasionin për të për të ndihmuar njerëzit dhe për të bërë ndryshimin në shoqëri. Ne mësojmë si të shpërndajmë dashurinë dhe respektin, për të bërë vërtet ndryshimin. Ndaj dhe secili nga ne duhet të dëshirojë të bëjë mirë dhe të krijojnë mundësitë për të tjerët”, 
tha Brett Landin.
 
Në hapësirat publike që adoleshentët kanë dhënë kontributin, ata i kanë rimodeluar, kanë vendosur stolat si edhe kanë mbjellë pemët. Gjithashtu kanë vendosur edhe lodra për fëmijët e lagjes.
 
Erinda Fino, drejtore e projekteve në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit u shpreh se Tiranës i janë shtuar 16 parqe.
 
110 të rinjtë do të qëndrojnë në Shqipëri deri në fundjave, ku do të njihen me pjesë të ndryshme të vendit tonë, si dhe do të përcjellin mesazhin se të bësh ndryshimin, duhet të fillosh nga vetja dhe ti bashkohesh të mirës më të madhe.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

I ngacmoi seksualisht nipin 9-vjeçar, gruaja denoncon 64 -vjeçarin në Vlorë

I ngacmoi seksualisht nipin 9-vjeçar, gruaja denoncon 64 -vjeçarin në Vlorë