Lezha vijon të tërheqë interesin e blerësve dhe investitorëve në tregun e pasurive të paluajtshme. Në dy vitet e fundit, çmimet e apartamenteve janë rritur mesatarisht me rreth 10%, ndërsa në zonat bregdetare rritja ka qenë edhe më e ndjeshme.

 

Shëngjini kryeson këtë tendencë, me një rritje që në disa zona si Rana e Hedhun arrin deri në 20%. Por kërkesa nuk është përqendruar vetëm te Shengjini. Bregdeti i Kunes dhe Tales gjithashtu shenojne rritje te cmimeve, tha Indrit Çuni, agjent imobiliar.

 

Kjo lëvizje lidhet me disa faktorë. Përmirësimi i cilësisë së ndërtimeve dhe investimet  në infrastrukturë duke rritur vlerën e pronave, ndërsa turizmi ka sjellë një tjetër kategori blerësish, veçanërisht të huaj. Kryesisht janë gjermanë, ccekë dhe polakët më të intersuar për të blere prona në bregdet.

 

Edhe zgjatja e sezonit turistik po ndikon në mënyrën se si shihet prona në bregdet. Apartamenti nuk konsiderohet më vetëm si një banesë për muajt e verës, por edhe si një mundësi për të gjeneruar të ardhura përmes qiradhënies.

 

 

Çmimet e apartamenteve në qytetin e Lezhës variojnë nga 900 deri në 1000 euro për metër katror. Në Kune dhe Tale 1600 - 1700 euro per m2. Qendra e Shëngjinit shkon deri në 1800 euro/m2, ndërsa tek Rana e Hedhun deri në 2700 euro për metër katror.