Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, njofton se numri i viktimave në aksidente rrugore me pasoja fatale ka rënë ndjeshëm në 22 muajt e fundit, edhe pse kemi 110,000 mjete më shumë në këtë periudhë.
Sakaq, DPSHTRR njofton se në këto 22 muaj 120,000 persona kanë marrë leje drejtimi për herë të parë, dhe kemi ulje të numrit të aksidenteve rrugore me pasoja dhe ulje të fataliteteve.
Shifra mjaft pozitive tregojnë ulje të aksidenteve me pasoja nga drejtuesat e mjetit të moshës deri 24 vjeç dhe shumë më pak aksidente nga drejtues mjeti të moshave 25 deri 34 vjeç.
"10-mujori 2021 dhe krahasimi me po atë periudhë të 2018, 2019-ës (viti 2020 ka qenë me qarkullim të kufizuar nga masat anti-Covid19) për aksidentet rrugore me pasoja, fatalitetet, moshat e përfshira, kategoritë e përdoruesve të rrugës dhe disa nga shkaktarët kryesorë. Kemi ulje të ndjeshme të aksidenteve nga moshat e reja, ulje edhe nga moshat 35 deri 60 vjeç! Rritja e vetëdijes, kujdesi i shtuar nga të sapopatentuarit, mjete më të sigurta nga një kontroll teknik më cilësor, edukimi më profesional nga Autoshkollat dhe testimet më të përgjegjshme nga Komisionet e DPSHTRR, kanë dhënë rezultat!
Ndikim ka pasur edhe puna më e mirë e Policisë Rrugore me masat e kontrollet e shtuara ndaj kundravajtësve.
Statistikat sinjalizojnë rritje fatalitetesh nga pakujdesia e këmbësorëve në kalimin e karexhatave, tregues që kërkon punë me ndërgjegjësimin, infrastrukturën e sinjalistikën rrugore, edukimin dhe kujdesin me këtë kategori vulnerabël!"-njofton DPSHTRR.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3878
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tatimet për Report Tv: Në 2025 nis hetimi i pasurisë për shoferët me makina luksoze! DPSHTRR: Në Shqipëri të regjistruara mbi 21 mijë mjete luksi
12 Mars, 15:33
-
DPSHTRR dhe Rrugorja projekt-draft për patinat elektrike: Të mos lejohen nën 16 vjeç dhe të kenë kod unik për identifikim! Baka: Jeleku fosforeshent, i detyrueshëm
13 Shkurt, 16:00
-
Tarifat e reja për patentat, Shoqata e Autoshkollave: Nuk u konsultuan me grupet e interesit
7 Shkurt, 12:52
-
Rriten çmimet dhe afatet e vlefshmërisë për patentat, ja tarifat e reja
30 Janar, 18:17
-
Gonxhja i jep stafetën kreut të ri të DPSHTRR: I bindur se do çojë përpara projektet e nisura, do keni mbështetjen time si Ministër
24 Janar, 09:00
-
Zëvendëson Blendi Gonxhen, Ilir Mëngra emërohet në krye të DPSHTRR
22 Janar, 18:52
-
"Furtunë' tek Qendra e Kontrollit Teknik në Fier! 1 shkarkohet nga puna, 6 të tjerë pezullohen
12 Dhjetor 2023, 11:19
-
Shofer që 17 vjeç si në Gjermani? DPSHTRR nis shqyrtimin e praktikës gjermane
24 Tetor 2023, 09:37
-
PD i depoziton kërkesë Kuvendit: Të ngrihet Komision Hetimor për rrjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve
22 Shtator 2023, 15:41
-
Risia me targat e personalizuara, 430 mijë lekë për 'ZZ77ZZ' dhe ‘1K1NG’! Ankandi i parë
6 Qershor 2023, 08:51
-
Korrupsion në Qendrat e Kontrollit teknik, Blendi Gonxhe paralajmëron 'stuhi' në DPSHTRR: Penalizohen 6 punonjës, pezullohet një drejtues, 3 tre të tjerë largohen nga detyra
19 Maj 2023, 12:42
-
Siguria rrugore futet kurrikul në arsimin parauniversitar! Kushi: E nevojshme për edukimin e nxënësve, do kenë edhe praktikë
8 Maj 2023, 09:39
Aksidentet e ndodhura kane ardhur si pasoje e paaftesise tuaj duke dhene patenta kursanteve te pa afte per te drejtuar automjetin
Përgjigju