Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në hyrje të Korçës, në afërsi të fshatit Çiflig, ku një punonjës policie i qarkullimit, pas lënies së shërbimit, ka goditur me mjetin e tij një motomjet, ku për pasojë mësohet se ka ndërruar jetë një shtetas.

Viktima, drejtuesi i motorit mësohet të jetë rreth 60 vjeç. Ndërsa, punonjësi i policisë ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore, ku ndodhet në reanimacion.

Nga ana e Policisë dhe grupit hetimor po kryhen veprimet përkatëse për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.