E nesërmja (27 nëntor 2022) do të jetë një ditë historike, pasi për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve.

Mbledhja do të nisë në orën 10:00, në sallën e seancave plenare ne Tiranë. Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.  Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës. 

Axhenda           
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:55
Seanca e përbashkët, deputetët e Vetëvendosjes nisen drejt Shqipërisë pa opozitën (FOTO)

1669496297_Screenshot20221126212301600x360.png

Deputetët e VV-së, rreth orës dymbëdhjetë u mblodhën në ambientet e kuvendit të Kosovës dhe u nisën drejt Shqipërisë, ku do të mbahet seancë e përbashkët në prag të 28 nëntorit. 

Shumë emocionuese këtë vizitë e cilëson shefja e grupit parlamentar të partisë në pushtet, Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila. Aktivitetet e përbashkëta po i vlerësojnë me rendësi edhe përfaqësues të tjerë të qytetareve.

Në autobusin ku ishte planifikuar të hynin rreth 40 deputetë, ajo që vërehej ishte mungesa e atyre të opozitës.