110-vjetori i policisë në Berat, shpërndahen certifikata mirënjohjeje për 5 drejtues e efektivë të kësaj drejtorie

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit ka festuar sot 110-vjetorin e krijimit të saj, në një aktivitet, ku janë bashkuar drejtues të institucioneve vendore, drejtues strukturash të policisë si dhe familjarë të punonjësve të policisë të vrarë në krye të detyrës ndër vite.

Ka qënë Drejtori i DVP-së Berat, Kastriot Skënderaj, ai që gjatë fjalës së tij, e ka cilësuar policinë e Beratit në këtë 110-vjetor si një institucion që ka arritur standarde të larta profesionale në luftën pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit. "Në këtë përvjetor të 110-vjetor të krijimit të Policisë së Shtetit, përulemi me nderim e respekt para të gjithë kolegëvë tanë,që ndër vite dhanë jetën e tyre në emër të jetës sonë, që u flijuan për të mos u harruar kurrë dhe për për tu bërë simbol i përkushtimit tone.’- tha ai.

Në përfundim të ceremonisë, u shpërndanë edhe 5 certifikata mirënjohjeje për: komisar Gramoz Cjapin, komisar Edmond Selamaj, komisar Kastriot Stafacani,nën/komisar Arben Lila dhe inspektor Vladimir Bregu. Pas ceremonisë së organizuar në ambientet e DVP-së Berat, drejtuesit e lartë të policisë së Beratit dhe efektivë të shumtë policie,i janë drejtuar Varrezave të Dëshmoreve, ku prehen 15 efektivë policie që janë vrarë në krye të detyrës. Ata vendosën kurora dhe buqeta me lule në Memorialin kushtuar Dëshmorëve dhe kryhen homazhe në varret ku prehen policët e rënë në krye të detyrës.


Lajmi kryesor:

Festë mes sfidave, policia e Shtetit ‘mbush’ 110 vjeç! Rrumbullaku- efektivëve: Kush na përbalt e përjashtojmë


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë