Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përcolli sot një mesazh me rastin e 112-vjetorit të diplomacisë shqiptare.

Me anë të një video të publikuar në rrjetet socilae  ku tregon telegramet e dërguara në kancelaritë evropiane dhe botërore për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ministri Hasani theksoi se Shqipëria do të forcojë pozicionin e vet në arenën ndërkombëtare.

“Me përgjegjësi, ripërtërijmë angazhimin tonë për të forcuar pozicionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe për të mbështetur komunitetin shqiptar kudo në botë”, shtoi Hasani.