112 vjetori i Policisë së Shtetit, Veliaj: Puna e tyre e ka kthyer Tiranën në një nga qytetet më të sigurta të Evropës

112 vjetori i Policisë së Shtetit, Veliaj: Puna e tyre e ka kthyer Tiranën në një nga qytetet më të sigurta të Evropës

1736782997_veliaj.JPG

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në ceremoninë e organizuar për 112-vjetorin e Policisë së Shtetit, falenderoi të gjithë punonjësit e policisë për kontributin e jashtëzakonshëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në vend.

Falë punës së Policisë së Shtetit, Veliaj deklaroi se Tirana është kthyer në një nga qytetet më të sigurta të Evropës.

“Kush punon për policinë e Qarkut të Tiranës e ka akoma më të vështirë detyrën sepse këtu jeton një popullsi shumë më e madhe se sa në qarqet e tjera. Do të duhet të pranojmë gjithashtu, se Policia e Shtetit ka pasur ndoshta hovin më cilësor në këto vite të fundit. Unë e di që ne ndonjëherë pak ia themi të mirat njëri-tjetrit dhe pak i themi njëri-tjetrit sa krenar jemi dhe sa shumë e vlerësojmë punën e njeri-tjetrit, mezi na del fjala e mirë, por unë jam këtu për të thënë pikërisht këtë: sot Policia e Shtetit e ka kthyer Tiranën një nga kryeqytetet më të sigurta në Evropë”,  u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se prej sigurisë që ofrohet në qytet, Tirana, ka rritje jo vetëm të popullsisë së saj, por edhe të numrit të turistëve.

‘Kur shikojmë statistikat e Eurostat-it dhe se mikro-kriminaliteti është nga më të ulëtit në Evropë; kur shikoj se si kolegë kryebashkiakë në qytete të tjera nuk e imagjinojnë dot jetën pas orës 2-3 të natës, ndërkohë që Tirana gëlon 24/7, ky është një kompliment i jashtëzakonshëm për Policinë e Shtetit. Sigurisht, ne kemi kaluar disa sfida të jashtëzakonshme, Tirana sot nuk ka vetëm 1 milion banorët e saj, por ka mesatarisht 1 milion turistë në muaj. Vjet kaluam shifrën e 12 milionë turistëve. Praktikisht, një polic i Tiranës i shërben dy herë popullsisë që mund të jetë në letra, ndërkohë që është dyfish në realitet”, shtoi ai.

Mesazhin e tij, Veliaj e përmbylli me një ftesë për politikanët opozitarë që të respektojnë punën e Policisë së Shtetit. Veliaj nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit në menaxhimin e sfidave të reja, që pritet të sjellin ngjarjet dhe aktivitetet ndërkombëtare që do të zhvillohen këtë vit në vendin tonë.

“Tirana ka qenë Kryeqyteti Evropian i Rinisë, Kryeqyteti Evropian i Sportit, këtë vit Tirana është Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, ndaj parashikojmë se do të ketë shumë lëvizje, do të ketë shumë delegacione, jam i bindur se do të kalojë me sukses, dhe e di që sot Tirana është kthyer në një qendër politike falë këmbënguljes së Kryeministrit”, deklaroi Veliaj.


Lajmi kryesor:

112-vjetori i Policisë, ministri Hoxha: Në zgjedhjet e 11 majit qëndroni në lartësinë e duhur! Mesazh drejtuesve të rinj: Puna juaj s'do matet vetëm me urdhrat nga zyra


S.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Disiplina ‘masakron’ Laçin, presidenti i kurbinasve 15 ndeshje larg stadiumeve! E pësojnë AF Elbasani e Bylis

Disiplina ‘masakron’ Laçin, presidenti i kurbinasve 15 ndeshje larg stadiumeve! E pësojnë AF Elbasani e Bylis