112-vjetori i Forcave të Armatosura/ Ministri i Mbrojtjes: Po përballemi me kërcënime të reja! Rajoni po ndjen presione nga faktorë keqdashës

112-vjetori i Forcave të Armatosura/ Ministri i Mbrojtjes: Po përballemi me kërcënime të reja! Rajoni po ndjen presione nga faktorë keqdashës

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu

TIRANË - Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 112-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe 80 – vjetorin e Çlirimit të vendit në një ceremoni në sheshin e madh të garnizonit “Skendërbej” në kryeqytet.

Vengu në fjalën e tij theksoi rolin historik të FA si simbol sovraniteti dhe aspiratash kombëtare, duke përkujtuar edhe 80-vjetorin e çlirimit dhe sakrificat e ushtarakëve shqiptarë në misionet ndërkombëtare.

‘Themelimi i forcave të armatosura që i bashkëngjitej një akti sovraniteti. Ne bashkohemi sot me nderim dhe mirënjohur ndaj atyre që hapën rrugë për krijimin  e ushtrisë moderne shqiptare. Forcat e Armatosura janë pasqyra më e drejtë e gjendjes dhe aspiratave të një kombi. ‘

Vengu vlerësoi mbështetjen e NATO-s dhe SHBA-së, buxhetin më të lartë për FA dhe përmirësimet në trajnim e pajisje.

'Përkujtojmë 80 vjetorin e çlirimit, nderojmë gjestin e rinisë shqiptare, që i thanë jo nazifashizmit. Sot 112 vite pas themelimit, 80 vite pas aktit të rezistencës, 15 vite pas vokacionit euroatlantik, ne ndërkohë përballemi me kërcënime të reja. Nuk janë në horizont por po bëhen të prekshëm në rajon që po ndjen presione të gjithanshme nga faktorë keqdashës, me të cilët duhet të përballemi me ta. Dedikimi ndaj misionit shoqërohet me sakrifica. Përulemi ndaj ushtarakëve që dhanë jetën në misionet si në Afganistan dhe Siri. Falë anëtarësimit në NATO dhe mbështetjes së SHBA, Shqipëria është shndërruar në faktor stabilitetit, është bërë punë e lavdërueshme për tu forcuar por kemi ende punë për të bërë. Oficerët janë më të mirë trajnuar, pajisur. Shpreh mirënjohje ndaj aleatëve që kontribuojnë për Forcat e Armatosura. Buxheti i miratuar më i larti në dekada , duke kontribuar për aleancën.'

Ai u bëri thirrje për përkushtim të vazhdueshëm për fuqizimin e ushtrisë, duke e cilësuar këtë si një rrugë drejt suksesit kombëtar.

'Të nxitur nga krenaria që ushqen e shkuara duhet të punojmë për rritjen e Forcave të Armatosura. Jam i bindur se kjo është rruga e drejtë pasi të gjithë duhet të kontribuojmë për rritjen e FA. Vetëm në këtë mënyrë do jetë një histori suksesi. Urim 112 vite e krijimit të Forcave të Armatosura‘, tha Vengu.

Të pranishëm në ceremoni ishin dhe zëvendësministrat Dorian Tola dhe Enkelejd Joti, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjenerallejtënant Arben Kingji, deputetë të Kuvendit, komandantë të forcave, atashetë ushtarakë të akredituar në vendin tonë, ndërkohë që trupat aktivë ishin formuar nëpër kuadrate.

Në përfundim të ceremonisë, Toga Ceremoniale dhe orkestra Frymore e FA zhvilluan një parakalim ceremonial, ndërkohë që ministri Vengu u takua me familjarë të ushtarakëve dhe nxënësit e shkollave të mesme të pranishëm në ceremoni.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin