115 qytetarëve të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vend, asnjë humbje jete

115 qytetarëve të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vend, asnjë humbje jete

115 qytetarët kanë rezultuar të infektuar me COVID në vendin tonë, nga 556 testime të kryera. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.  

Sakaq janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,077 që nga fillimi i epidemisë.  Në të gjithë vendin janë 567 qytetarë aktivë me Covid19. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

77 në Tiranë, 8 në Fier, 7 në Durrës, 6 në Vlorë, nga 4 qytetarë në Sarandë, Lezhë, nga 1 qytetar në Mat, Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Korçë, Kolonjë, Berat, Skrapar.

Statistika (17 Qershor 2022)

Raste të reja ditore          115

Të shëruar në 24 orë       21

Të shtruar në spitale         6

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 556

Testime totale               1,837,228

Raste pozitive                  277,141

Raste të shëruara             273,077

Raste Aktive                         567

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            429

Vlorë               45

Fier                  36

Durrës               13

Gjirokastër        10

Lezhë            9

Korçë                8

Berat                 6

Shkodër            5

Elbasan             4

Dibër                     2

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar