1153 raste të reja me COVID dhe 17 viktima në 24 orët e fundit! Humb jetën ish-shefi i Infektivit

1153 raste të reja me COVID dhe 17 viktima në 24 orët e fundit! Humb jetën ish-shefi i Infektivit

Foto ilustruese

TIRANË- Kjo e shtunë ka shënuar sërish një  numër të lartë të rasteve të reja me COVID-19. 1153 persona të infektuar dhe 17 humbje jete është bilanci i 24 orëve të fundit. Tirana vijon të jetë epiqendra e virusit, e cila numëron jo vetëm më shumë raste të reja, por edhe sa i përket viktimave, për t’u ndjekur nga Durrësi, Fieri dhe Lushnja.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Belshi, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 48-83 vjeç”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Të shtruarit në spitale kanë arritur në nivelet më të larta.

“Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 606 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar”, vijon njoftimi.

Nga ana tjetër, teksa numri i rasteve të reja vijon në rritje, nuk mund të thuhet e njëjta gjë sa i përket të shëruarve.

"Në 24 orët e fundit janë shëruar 928 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 62,533 që nga fillimi i epidemisë", përfundon njoftimi. 

COVID-19 – Statistika (20 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore         1153
Të shëruar në 24 orë      928
Të shtruar në spitale      606
Humbje jete në 24 orë   17
Testime ditore                3975

Testime totale           436,477
Raste pozitive            99,062
Raste të shëruara        62,533
Raste Aktive               34,876
Humbje jete                1,653

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë         21256
Fier              2883
Durrës         1804
Vlorë           1771
Shkodër      1440
Elbasan       1086
Korçë          1000
Lezhë          999
Berat           974
Gjirokastër 903
Kukës          399
Dibër           361

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki
345 raste në Tiranë, 110 në Durrës, 109 në Fier, nga 65 raste në Lushnje, Vlorë, 48 në Sarandë, 46 në Elbasan, 37 në Gjirokastër, 30 në Shkodër, nga 26 raste në Kavajë, Kuçovë, 23 në Pogradec, 20 në Lezhë, 18 në Mallakastër, 17 në Berat, 15 në Malësi e Madhe, 14 në Kukës, 13 në Tepelenë, nga 12 raste në Kurbin, Kamëz, nga 10 raste në Krujë, Bulqizë, nga 7 raste në Korçë, Has, Mat, Gramsh, 6 në Pukë, nga 5 raste në Mirditë, Kolonjë, Libohovë, nga 4 raste në Përmet, Delvinë, Shijak, nga 3 raste në Devoll, Vorë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Skrapar, nga 1 rast në Dibër, Poliçan, Dropull.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:16
COVID-i i merr jetën mjekut të nderuar të Kukësit

Një tjetër humbje në radhët e bluzave të bardha. Është ndarë nga jeta si pasojë e infektimit me koronavirus, mjeku i njohur nga Kukwsi , Bajram Cena.

Cena ka shërbyer në spitalin e Kukësit prej shumë vitesh, duke organizuar edhe simpoziume të ndryshme shkencore.

 

Ora 10:36
I infektuar me COVID, humb betejën ish-shefi i Infektivit

Një tjetër mjek ka humbur sot betejën me COVID.

Bëhet fjalë për mjekun Petro Shamon, i cili është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Shamo ka mbajtur më parë postin e shefit të Infektivit. Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije një i afërm me anë të një postimi në rrjete sociale.

“Me dhimbje të madhe sot humbëm njeriun më të dashur dajen tonë të Dashur petro shamo i cili gjate gjithë jetës se tij punonte si mjek në shërbim te popullit i paharuar qofte ne zemrat tona ndjesë të ketë”, shkruan një i afërm i mjekut.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Spitali: 20/02/2021 20:10

    Mos valle duhet ndjekje penale per komitetin e eksperteve? Se KM thote, qe pergjegjesia eshte e tyre. Edhe sa duhet te perkeqesohet situata per te reaguar sa duhet?

    Përgjigju
  • Mariela: 20/02/2021 19:00

    Mundet nje gazetar te bej nje pyetje, Rakacolit ose Silva Binos cfar u be me ato 60 raste qe dishohen te jen raste te virusit te ri, per examinim ne laboratoret, qe kan cuar ne Gjermani thoshte njera, tjetra thoshte ne Angli Sepse ka kaluar nje mua. me kondrapost I kan cuar? Ose nuk punojn laboratore? Me sa dim ne gjithe bote analiza del brenda 2-3 dite, leti kan kaluar 30 dite edhe akoma presim Mos mendoni qe shqiptaret harrojn

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë