Në vitin 2011, një shishe nga ”Veuve-Clicquot 1841” u shit për 30 000 euro, një shumë e konsideruar si rekord.
Në vitin 2008, shtëpia ”Acker Merrall & Condit” kishte dhënë në Nju Jork dy shishe nga ”Dom Pérignon Rose” të vitit 1959 për 84 700 dollarë, por sipas normës së interesit në atë kohë, kjo shumë ishte rreth 54 000 euro, më pak se shuma e ”Veuve-Clicquot 1841”.
Shishja nga ”Veuve-Clicquot” kishte kaluar, sipas vlerësimeve, rreth 180 vjet nën ujë nën qoshet e një anijeje jo shumë larg brigjeve finlandeze.
Shishja e shampanjës shitur dje gjatë një ankandi të organizuar nga shtëpia e ankandeve ”Sotheby’s” nuk ka dalë kurrë nga qilarët e shtëpisë ”Krug”, që kontrollohet sot nga grupi LVMH.
Blerësi i kësaj shampanje, emri i të cilit nuk u zbulua, do ta marrë nga shtëpia ”Krug” gjatë dy ditëve me tre të ftuar nga ana e tij. /ATSH-AFP/
Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)