11.700 doza vaksinash donacion nga BE, Soreca: Krah Shqipërisë në luftën me COVID-19, së bashku më të fortë

11.700 doza vaksinash donacion nga BE, Soreca: Krah Shqipërisë në luftën me COVID-19, së bashku më të fortë

Ambasadori i BE, Luigi Soreca

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca ka shprehur mbështetjen e tij ndaj shqiptarëve duke thënë se do të kalojmë pandeminë e COVID-19 së bashku.

Mbrëmjen e djeshme, në vendin tonë mbërritën 11.700 doza të vaksinës Pfizer, një donacion nga BE.

Soreca përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter shprehet se BE do të jetë gjithmonë krah Shqipërisë në “luftën” me COVID-19 dhe do të dërgojë çdo javë doza të vaksinave.

“Së bashku më të fortë!”, shkruan ai.

Kujtojmë se ditën e djeshme përveç 11.700 dozave të vaksinës Pfizer të dhuruara nga BE, në vendin tonë mbërritën edhe 20 mijë doza të AstraZeneca, një donacion nga vendi fqinj, Greqia.

“Skuadra evropian do të ndihmojë shqiptarët në “luftën” me COVID-19 duke vazhduar me më shumë doza të vaksinës Pfizer çdo javë.

Ne do të kalojmë se bashku pandeminë!

Së bashku më të fortë!”, shkruan Soreca në Twitter.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë