119 kg kokainë në kontejnerin me banane, Apeli i Tiranës rikthen në qeli Marson Muratajn, administratori i kompanisë 'Zico'

119 kg kokainë në kontejnerin me banane, Apeli i Tiranës rikthen në qeli Marson Muratajn, administratori i kompanisë 'Zico'

Marson Murataj

Ka zgjatur më pak se një muaj dalja nga qelia për Marson Murataj, i njohur si menaxheri i 'Zico SHA', kompanisë së bananeve në të cilën u gjetën 119 kg kokainë pak javë më parë.

Më pesë shkurt 2022 gjykata e shkallës së parë caktoi ndaj tij arrest në shtëpi, ndërsa pas ankimimit të prokurorisë, Apeli sot e ka rikthyer në qeli. Ndërkohë dy personat e tjerë të arrestuar, Gëzim Kalaja dhe shoferi Hasan Salihu, janë në qeli.

Kujtojmë se droga është zbuluar në një magazinë në zonën e Vaqarrit më 30 dhjetor. Kamioni me 119 kg kokainë në arkat me banane doli i pastër në skanerin e Durrësit dhe kjo bëri që dy punonjës të portit, njëri agjent i AKU-së, Bujar Qurku dhe tjetri doganier, Julian Merhori të arrestohen për mosndjekjen e procedurave të kontrollit të kontenierit me banane dhe janë lënë në 'arrest shtëpie'.

Si ndodhi ngjarja? Në orën 18:16 minuta të 30 dhjetorit 2021 shoferi Hasan Salihu ka shkuar për të marrë konteinerin me banane në Portin e Durrësit. Konteineri është skanuar në Port dhe ka rezultuar krejtësisht i pastër. Referuar dëshmisë së tij para hetuesve, të siguruar nga Report Tv, teksa po lëvizte me kamionin, katër persona i prenë rrugën në Romanat. Njëri prej tyre i hyri në kabinë dhe iu prezantua si shteti, ndërsa e kërcënoi: "Jemi shteti, mbyll gojën se përndryshe të shuajmë familjen".

Tre të tjerët kanë mundur të hyjnë brenda konteinerit dhe kanë bërë rrëmujë gjithçka dhe më pas janë larguar. Ata ishin në kërkim të lëndës narkotike, por nuk kanë mundur ta gjejnë.  Pas largimit, shoferi  ka vazhduar rrugën dhe nuk ka njoftuar policinë, por përfaqësuesit e firmës. Më pas Trifon Murataj, pronari i kompanisë së bananeve Zico Sha, 1 ditë me vonesë ka njoftuar Gledis Nanon në telefon dhe policia ka shkuar në magazinat e firmës dhe ka zbuluar drogën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shefi i nr 1: 15/03/2022 18:07

    dakort por ky pronari ka njoftuar policine dhe ata kane sekuestruar drogen.pse duhet te rrije ne burg ai dhe shoferi? kan faj qe nuk e njoftuan direkt policine por kan patur frike se te iken koka per keto gjera

    Përgjigju
    • opgj i dyshit: 18/08/2023 16:33

      Ja bona un letrat direkte se isha i gatshem

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë