Ҫitaku, kërkojmë sa më shpejt
liberalizimin e vizave me BE

Ҫitaku, kërkojmë sa më shpejt<br />liberalizimin e vizave me BE
BRUKSEL - Ministrja për Integrim Evropian, Vlora Ҫitaku dhe ministri për Punë të Brendshme, Bajram Rexhepi, takuan sot komisioneren e BE-së për Punë të Brendshme, Cecilia Malmström, njoftohet përmes një komunikate nga Ministria e Integrimeve. Fokusi i takimit të sotëm ishte mbi zhvillimin e dialogut për liberalizim të vizave mes BE-së dhe Kosovës.
 
Ministrat e njoftuan komisioneren për zhvillimet në zbatimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve për secilën nga fushat e udhërrëfyesit për liberalizim të vizave. Kryesisht  u prezantuan të arriturat në fushën e riatdhesimit, riintegrimit, menaxhimit të integruar të kufirit, luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit. U diskutua edhe për migrimin e parregullt dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi ynë. Në këtë drejtim u bisedua për punën e përbashkët në javët dhe muajt në vazhdim dhe u rikonfirmua përkushtimi i dyanshëm ndaj këtij procesi të rëndësishëm, thuhet në njoftimin për medie.
 
Ministrat kërkuan nga komisionerja që të dinamizohet më shumë shkëmbimi mes Kosovës dhe BE-së për të shënuar zhvillimet e arritura dhe të përmbyllet sa më shpejtë procesi me rekomandim pozitiv për liberalizim të vizave për Kosovën, bazuar në përmbushje të kritereve teknike.
 
Si hap i radhës u tha që gjatë muajit mars do të arrijë një mision i ri ekspertësh të BE-së për të bërë vlerësimin në fushat e mbetura të Udhërrëfyesit për liberalizim të vizave.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë