FIER- Pothuajse 12 ditë kërkime, por ende asnjë gjurmë nga i riu Mateo Lika dhe asnjë shenjë nga makina që drejtonte 26-vjeçari, me të cilën dyshohet se ai ra në ujërat e lumit Seman pas përplasjes me parmakët e urës së Mbrostarit.
Ajo se çfarë ka ndodhur me 26-vjeçarin mbetet ende mister, për aq kohë sa ende nuk është gjetur asnjë shenjë që mund të çojë dhe zbulimin e të riut që ishte kthyer në atdhe për pushime pasi punonte në Gjermani. As një pjesë e makinën me të cilën thuhet se ai po udhëtonte nuk është gjetur, pavarësisht se janë kryer kërkime asnjë rezultat, megjithëse ende vijojnë. Ditën e sotme palombarët e Reneas kane filluar sërish kërkimet përgjatë gjithë rrjedhës se lumit.
Prej orës 02:08 të mëngjesit të 15 janarit, celulari i 26-vjeçarit Mateo Lika rezulton i fikur, teksa dyshimet kryesore të policisë janë se ai ka përplasur kangjellat mbi urën e Mbrostarit dhe ka rënë në ujërat e lumit Seman. Report Tv mëson se Policia e Fierit ka arritur të zbardhë komunikimin e fundit të Likës me një mikeshë të tij në Gjermani, shtet nga i cili i riu ishte kthyer prej pak kohësh. Ajo u ka rrëfyer hetuesve se Mateo i kishte thënë se do të shkonte të takonte të motrën në Tiranë pasi e kishte marrë malli për nipin. Pavarësisht se ditësh kontrollet e polumbarëve të RENEA-s kanë qenë intensive, asnjë shenjë e të riut dhe makinës së tij nuk është gjetur. Dyshimet janë që për shkak të thellësisë ku mund të ketë përfunduar makina, llucës dhe rrjedhës së ujit në lumin Seman, magnetët e RENEA-s të mos kapin gjë.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41%
-
JO
49.4%
-
NUK E DI
9.7%
Vota total: 1797
Lajme të tjera
-
Aksidentoi këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, lihet në burg 46-vjeçari në Vlorë
23 Mars, 10:57
-
I dehur në timon, nuk i ndalon efektivëve dhe largohet me shpejtësi duke iu rrezikuar jetën, arrestohet 42-vjeçari në Lushnjë
23 Mars, 10:16
-
Prej 1 muaji punonte në një firmë, spanjolli 47-vjeçar u gjet i vdekur në tualetin e hotelit në Divjakë! Shoku raportoi 'vetëvrasjen'
22 Mars, 08:43
-
Aksidentoi këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 46-vjeçari në Vlorë
21 Mars, 13:32
-
Aksident i dyfishtë në Vlorë, shoferi 45-vjeçar përplas këmbësoren dhe largohet nga vendngjarja! Pas pak minutash përplaset me një mjet tjetër (VIDEO)
20 Mars, 18:57
-
Aksidentet në shkurt u rritën 14.3%, më problematikët drejtuesit e grupmoshës 35-44 vjeç
20 Mars, 17:58
-
Ishin duke shkuar për në Kishën e Laçit, drejtuesja humb kontrollin e mjetit dhe bie përmbys në përrua! Shpëtojnë mrekullisht dy të rejat (FOTO)
20 Mars, 11:41
-
Pamjet nga aksidenti ku humbi jetën efektivi i policisë në Patos! VIDEO nga mjetet e bëra copash! Arrestohet shoferi
20 Mars, 09:33
-
Aksident me vdekje në Patos, përplasen dy automjete, humb jetën efektivi i policisë
19 Mars, 22:43
-
Përplasen dy automjete luksoze në Peshkopi, plagoset një këmbësor
19 Mars, 19:00
-
Aksident gjatë orëve të natës në Fier, dy 'benz'-at përplasen 'kokë më kokë'! Plagoset një person
18 Mars, 07:15
-
Aksident në Krujë, përplasen dy mjete! 3 të plagosur, mes tyre një e mitur
17 Mars, 08:21