12 drejtues mjetesh janë arrestuar në 24 orët e fundit nga policia për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa patentë, 43 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi tej normave të lejuara, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo gjendje të dehur dhe 2354 gjoba në total për shkelje të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Policia Rrugore ndërkohë vijon patrullimin dhe kontrollin në rrugët me qarkullim më të lartë, sidomos në zonat bregdetare. Për të lehtësuar trafikun e rënduar të mjeteve në Sarandë, për shkak të fluksit të madh të pushuesve në fundjavë, përgjatë 24 orëve të fundit, janë hequr me karrotrec dhjetëra automjete të parkuara gabim në rrugë. Aksioni ka pasur si synim edhe makinat me xhama të zinjë.