12 këshilla si të ushqeheni shëndetshëm edhe jashtë shtëpisë

12 këshilla si të ushqeheni shëndetshëm edhe jashtë shtëpisë

Foto ilustruese

Fakti që shkon në një restorant për të ngrënë ushqime nuk do të thotë që do të hash jo  shëndetshëm. 

Sipas faqes "The Healthy", nëse ndiqni këto këshilla do ta shijoni më shumë vaktin tuaj e do të ndiheni të kënaqur dhe të lumtur kur të keni mbaruar.

1.Kërkojeni ushqimin në mënyrën tuaj.

Duhet të jeni një konsumator i sigurt duke kërkuar ndryshime në menu. Për shembull, nëse një artikull është i skuqur, mund ta kërkoni atë në zgarë.

"Mund ta kërkoni  ushqimin ashtu siç dëshironi. Shumë shpesh, restoranti do të bashkëpunojë me juve”, ka  thënë Dr. Jacobson.

2. Kërkoni të 'trefishoni’ perimet.

 Kur porosisni, kërkoni tre ose katër herë shërbimin e  perimeve , duhet të jenë me shumicë në menu.

3. Pyetni gjithmonë si është përgatitur  ushqimi dhe  merrni ide për përbërësit në pjatën tuaj, të tilla si kripa, gjalpi, vaji dhe se sa përdoren.

4. Renditni ushqimet nga më të shëndetëshmet tek më të lehtat.

Në shumë restorante kërkohet të renditen  kaloritë dhe përmbajtja e tyre  ushqyese.  

5. Mund të ndodhë të që ndani ushqimin me partnerin tuaj ngrënie. Një studim i CSPI zbuloi se restorantet shpesh shërbejnë dy ose tre herë më shumë sesa lista e etiketave ushqimore dhe kjo vjen nga rritja e kërkesës së sasisë së ushqimit.

6. Provoni përzierje të dyfishta.  Nëse ka një përzgjedhje të shijshme me bazë deti dhe perimesh mund të mjaftojë dhe teprojë në vaktin tuaj.

7.Provoni sallatën para se të merrni çdogjë tjetër në tavolinë.  Shkencëtarët në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë zbuluan se vullnetarët që hanin një sallatë të madhe me veggie, hanin më pak kalori në përgjithësi sesa ata që nuk kishin ngënë sallatë. 

Këto përbërës të shëndetshëm të sallatës mund të ndihmojnë në vaktin tuaj.

8. Mbani mend: Sallatat nuk duhet të mbushen me yndyrë jo të shëndetshme. 

Kjo do të thotë të shmangni çdo gjë si një salcë kremoze apo copa proshute  dhe të skuqurat. 

Trajtojeni veten me disa perime të marinuara mirë që mund të jenë zemra artichoke, speca të kuq ose kërpudha  dhe për një ndryshim, shtoni disa fruta ose arra. Në të vërtetë frutat si mango, kivi, kanellë dhe dardha shpesh janë përbërësi sekret në sallatat më të shijshme.

9. Shikoni shtesat në sallatat e perimeve. Edhe sallatat që kanë kryesisht perime të papërpunuara janë problem nëse ato janë të ngarkuara me djathë, mish dhe krutona. 

Sallatat antipasta  italiane gjithashtu janë një ‘sfidë’ shëndetësore, me gjithë sallamin e tyre, proshutën pikante dhe djathin. Hajeni sallatën, por kërkoni vetëm perime.

10. Kontrolloni menunë përpara se të dilni nga shtëpia. Shumica e restoranteve tashmë i  postojnë menutë e tyre në faqet e tyre të internetit.

 Për shembull, menyja ”Fit & Trim” i Ruby Tuesday ofron informacion  dhe nxjerr në pah opsionet më të shëndetshme.

11. Lexoni midis rreshtave në menu. Përshkrimi  i menusë që përdor fjalët si  të butë, të freskët ose të mbushur ka të ngjarë të ngarkohet me yndyrna të ngopura e duhet të keni kujdes.

12. Lëreni ëmbëlsirën. Ju gjithmonë mund të keni një copë  të vogël çokollate në shtëpi. Kjo është shumë më mirë nga pikëpamja shëndetësore sesa  një mal me akullore apo ëmbëlsirat me krem.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur