Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet të cilat kanë përfshirë prej ditësh Italinë dhe Francën i kanë marrë jetën të paktën 12 personave dhe të paktën 20 të tjerë janë shpallur të humbur. Mijëra shtëpi janë përmbytur, rrugë dhe ura të shumta janë shembur. Autoritetet franceze arritën të lokalizojnë 20 persona, 8 prej të cilëve në zonën e Alpeve Maritime, të cilët u shpëtuan nga rrjedha e fuqishme. Guvernatorët e Ligurias dhe Pjemontes zonat më të goditura, i kanë bërë thirrje qeverisë italiane për ndihma emergjente. Përmbytjet në Itali shpesh janë kthyer në problem vitet e fundit nga mungesat në pastrimin e shtratit të lumenjve për shkak të shkurtimeve të buxhetit. Ministri i Financave, Roberto Gualtieri, kërkoi që një pjesë e fondeve pë rikuperimin e dëmit ekonomik të shkaktuar nga pandemia të shkojë në për mjedisin, duke theksuar se për këtë do të ketë nevojë pë investime shtesë.