12 vjeçari në Kosovë gjen kuletën me 2500 €, ia kthen policisë

12 vjeçari në Kosovë gjen kuletën me 2500 €, ia kthen policisë

Djali që gjeti paratë

Një 12 vjeçar nga Kosova pasi ka gjetur një portofol me 2500 euro dhe me dokumentet personale të pronarit i ka dorëzuar në polici.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 6 gusht në Skënderaj, ku i mituri me inicialet B.A pasi kishte gjetur portofolin kishte shkuar menjëherë në Komisariatin e Policisë për ta dorëzuar.

Uniformat blu e konsideruan si një veprim shembullor teksa kanë identifikuar personin që i kishte humbur kuleta.

“Shembull i mirë i qytetarit dymbëdhjetëvjeçar B.A nga Skenderaj, i cili dje në orët e mbrëmjes kishte gjetur një portofol, të cilin menjëherë e kishte dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj. Policia ka verifikuar dokumentacionin në portofol dhe ka konstatuar se përpos dokumentacioneve të rëndësishme, në portofol gjendej një shumë e parave prej 2500 euro. Policia ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i përkiste portofoli dhe i kishte kthyer atij portofolin me paratë dhe dokumentacionin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Sara Gjordeni zbulon raportin me nënën e Bardhit: Ka shpresuar që unë të isha me djalin e saj

Sara Gjordeni zbulon raportin me nënën e Bardhit: Ka shpresuar që unë të isha me djalin e saj