Në kërkim nga Kosova, arrestohen në Shëngjin reperi Noizy dhe DJ Crax! Dhunuan brutalisht personazhin e Tik-Tok dhe mikun e tij

Në kërkim nga Kosova, arrestohen në Shëngjin reperi Noizy dhe DJ Crax! Dhunuan brutalisht personazhin e Tik-Tok dhe mikun e tij

Stresi , Noizy , DJ Crax dhe Medi Iseni

LEZHË- Është arrestuar në Shëngjin Rigels Rajku, i njohur gjerësisht për publikun si reperi Noizy, vetëm dy ditë pasi u shpall në kërkim nga policia e Kosovës për plagosje të rëndë në një klub nate në Pejë. Në pranga bashkë me reperin ka rënë edhe Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax.

Noizy dhe DJ i tij, ishin në kërkim, pasi bashkë me disa persona të grupit të tij OTR kanë rrahur brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në “TikTok” si Medi, si dhe mikun e këtij të fundit, Bekim Hadergjonajn. Rigels Rajku, u arrestua mbrëmjen e së martës nga policia e Lezhës në zonën e Kunës në Shëngjin nga njësia FAST Albania.

Sipas burimeve, reperi u ndalua nga një postobllok policie, teksa po shkonte për të performuar në një klub nate. Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë.

'Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçame Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia "FAST Albania" në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri.

Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor "Fast", kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina.  Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë.'- njofton policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, po ashtu ka shpallur edhe reperin Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

Si nisi përleshja për përfundoi me dy të plagosur

Sherri mes pjesëtarëve të grupit OTR dhe personazhit të njohur të Tik-Tok Muhamet Iseni, i njohur si Medi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit në klubin e natës “Sancy” në Pejë.

Shkak i përleshjes dyshohen videot të Tik-Tok të Medit, i cili prej kohësh ofendon reperat Noizy dhe Stresi. Vetë Stresi dhe Noizy kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me sherrin dhe nuk kanë ndërhyrë për të rrahur Medin Isenin, me të cilin kishin zënka në rrjetet sociale.

Medi Iseni nga ana tjetër akuzon se “u pre në besë” nga Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave